15.4 C
Prizren
E martë, 17 Qershor, 2025

Djali i Ukshin Hotit: S’duhet të ketë marrëveshje finale me Serbinë pa zgjidhur fatin e personave të zhdukur

Është i gatshëm të përballet me Serbinë për zbardhjen e fatit të të pagjeturve të luftës. Andin Hoti, i biri i veprimtarit të zhdukur, Ukshin Hoti, po angazhohet drejtpërdrejtë për të sjellë dritë për fatin e babait të tij dhe të gjithë personave që Serbia i mori dhunshëm.

“Për mua, dhe mendoj që për të gjithë qytetarët e Kosovës, interesi primar, kryesor, është zbardhja e fatit të personave të zhdukur, pas parasysh edhe përvojën profesionale, mendoj dhe jam i bindur që në aspektin emocional mund ta tejkalojë, dhe aspektin emocional mund ta kem si ndihmesë time në mënyrë që të mund të jem ballëhapur sepse unë jam ballëhapur para palës serbe. Neve jemi viktima, ata janë agresori në këtë rast, dhe të kërkojmë drejtësinë për 1632 personat e zhdukur.”, u shpreh Andin Hoti, kryetar i Komisionit Qeveritar për persona të pagjetur.

Detyrat e ngarkuara nuk i sheh si vend pune, por obligim moral për plagën e rëndë që mbart Kosova dhe familjarët e të zhdukurve prej 22 viteve. Një kërkesë pati edhe për faktorin ndërkombëtar që t’i bëjë presion Serbisë për hapjen e arkivave të luftës.

“Neve kemi nevojë shumë për përkrahjen dhe trysninë e faktorit ndërkombëtar. Në këtë rast, adresa e vetme për personat e zhdukur me forcë është Serbia.

Një porosi pati edhe për delegacionin e qeverisë që dialogon me Serbinë në Bruksel.

“Çështja e të zhdukurve në dialogun Kosovë-Serbi jo vetëm të jetë prioritet, por të jetë kusht për përfundimin e një marrëveshje Kosovë-Serbi. Nuk konsideroj dhe nuk besoj që duhet të ndodh marrëveshja finale e Kosovës me Serbinë pa zgjidhur fatin e personave të zhdukur në Kosovë.”, ka thënë Hoti për A2CNN.

Disa ditë më parë, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti emëroi Andin Hotin kryesues të Komisionit qeveritar për Persona të Pagjetur dhe kryetar të delegacionit të Kosovës për bisedime për çështjen e personave të zhdukur në kuadër të grupit punues për persona të zhdukur.

Më Shumë

Kosova shënon Ditën e Çlirimit

26 vjet më parë, trupat paqeruajtëse të NATO-s hynë në Kosovë pas bombardimeve kundër caqeve ushtarake e policore serbe në Kosovë dhe Serbi. Sulmet mbi...

Në Krushë të Madhe u përurua Muzeu i Bajram Currit

Në 100-vjetorin (29 mars 1925) e vrasjes së atdhetarit Bajram Curri, në prag të 26-vjetorit të çlirimit të Rahovecit, në vendlindjen e tij në...

Lajmet e Fundit