Dje vdiqën 4 persona në Kosovë nga COVID-19

Katër persona kanë vdekur nga COVID-19 në Kosovë ,dje, duke e çuar numrin e përgjithshëm të viktimave në 79.

Kjo bëhet e ditur nga raporti i sotëm i Institutit Kombëtar i Shëndetësisë Publike.

Gjithashtu është rritur edhe numri i të infektuarve, me shifrën rekorde prej 195.

“ Më 06 korrik 2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 429 mostra të marra nga Klinika Infektive dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren prej të cilëve rezultojnë 195 raste pozitive. Numri total i rasteve pozitive 3.703 raste nga 25.674 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2, me gjithsej 79 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese”, thotë IKSHPK.

Kurse janë shëruar 44 persona, duke e çuar numrin e të shëruarve në 1946.

Në Kosovë aktualisht janë aktivë 1678 persona me COVID-19.

Më Shumë

Liria vazhdon luftën për Superligë, shkatërron Suharekën në Prizren

Liria ka shënuar fitore të thellë 4-2 ndaj Suharekës në kuadër të Raiffeisen Liga e Parë, duke mbajtur gjallë garën për inkuadrim në Superligë. Skuadra...

Aktakuzë ndaj një personi dhe një kompanie në Dragash, ngarkohen se dërguan aparate të vjetra të fotokopjimit në shkolla në vend të pajisjeve të...

Prokuroria Themelore në Prizren, ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurit B.P., dhe personit juridik “B. Sh.P.K.”, për shkak të dyshimit të bazuar mirë se kanë...

Lajmet e Fundit