13.8 C
Prizren
E enjte, 28 Mars, 2024

Mungojnë të pandehurit, shtyhet për kohë të pacaktuar gjykimi për sulm në një lokal në Suharekë

Ka dështuar të mbahet shqyrtimi gjyqësor i paraparë për të hënën, në Gjykatën Themelore në Prizren, dega në Suharekë, ndaj të pandehurve për sulm, Artan Rrafshi, Tulant Rrafshi, Liridon Ramushi, Liridon Ramushi, Adnan Suka dhe Valmir Hasanaj.

Shkak për mos mbajtjen e seancës ishte mungesa e pesë të pandehurve, ku nga shkresat e lëndës rezulton se të akuzuarit për datën e seancës janë njoftuar me anë të procesverbalit të seancës së mëparshme, por mungesën nuk e kanë arsyetuar.

Ndërsa për të akuzuarin Adnan Suka thuhet se gjendet jashtë shtetit, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Gjyqtari i çështjes, Robert Tunaj ka konstatuar se nuk ka kushte për mbajtjen e seancës dhe të njëjtën do ta caktoj pas përfundimit të pushimeve vjetore.

Ndryshe sipas aktakuzës së Prokurorisë Themelore në Prizren, të ngritur më 22 gusht 2019, , Artan Rrafshi, Tulant Rrafshi, Liridon Ramushi, Liridon Ramushi, Adnan Suka dhe Valmir Hasanaj akuzohen për veprën penale të sulmit.

Sipas dispozitivit të parë të aktakuzës, të pandehurit Artan Rrafshi, Taulant Rrafshi dhe Liridon Ramushi, me 1 korrik 2019, në fshatin Duhël, më saktësisht në lokalin  Muzikë Live “Alkatrazë”, kishin kërkuar nga pronari i këtij lokali, i pandehuri Adnan Suka, që ta ulë zërin e lartë të muzikës, pasi kjo zhurmë i pengonte në restorantin e tyre familjar “Doni-1”  dhe meqenëse nuk ishin marrë vesh për këtë çështje, tre të pandehurit  kishin filluar të grushtonin të pandehurit tjerë Adnan Suka dhe Valmir Hasanaj, ku disa persona të pranishëm aty kishin ndërhyrë dhe i kishin ndarë, e më  të të pandehurit e parë ishin larguar nga vendi i ngjarjes.

Tutje sipas dispozitivit të dytë të aktakuzës, Adnan Suka dhe Valmir Hasanaj akuzohen se me datë, orë dhe vendin e përshkruar si në dizpozitivin e parë, në lokalin e tyre, duke përdorur forcën fizike i kishin sulmuar fizikisht duke i grushtuar të pandehurit Artan Rrafshi, Taulant rrafshi dhe Liridon Ramushi, pasi që këta tre të fundit paraprakisht kishin kërkuar nga ata që të ulin zërin e lartë të muzikës. /BetimipërDejtësi

Më Shumë

Vetaksidentohet një kamion, rruga Carralevë-Duhël e bllokuar

Një person është lënduar në një vetaksident të shkaktuar mëngjesin e sotëm në rrugën Carralevë-Duhël. Lajmin e ka konfirmuar Shaqir Bytyqi, zëdhënësi për media...

243 drunj në nderim të 243 të vrarëve në Krushë të Madhe

Shpimi i tokës duket jo i lehtë. Megjithatë në të po vendoset një dru dekorativ. Në parkun para shkollës fillore “Bajram Curri” në Krushë të Madhe...

Lajmet e Fundit