9.9 C
Prizren
E enjte, 9 Janar, 2025

Dobrushti, fshati me vetëm 30 nxënës

Ruzhdi Saramati, kryetar i fshatit Dobrusht, thotë se fshati ende ka mangësi, sidomos sa i përket infrastrukturës rrugore dhe mungesës së ujit të pijshëm, problem që do të zgjidhet së bashku me “Hidroregjionin jugor”, në mënyrë që të sigurohet ujë për 24 orë. Ky fshat është i njohur për atdhedashuri, por edhe për emigrimin e banorëve për shkak të kushteve të këqija të jetesës

Më shumë ka nxënës që shkollohen në Slloveni e gjetiu sesa në këtë fshat

Në Dobrusht të Prizrenit jetojnë 104 familje me 800 banorë, kurse në këtë fshati, dikur në kuadër të Luftës Lumës, u masakruan 47 burrat. Fshati edhe tani frymon me atë frymë atdhetarie, sepse edhe në luftën e fundit i dhanë dy dëshmorë, e po kështu fshati dha edhe komandantin e operacionit “Shigjeta”, gjeneralin Ruzhdi Saramati. Por, tani ky fshat ka shumë halle e probleme, sepse mbi 50 për qind e banorëve të këtij fshati e bëjnë jetën herë këtu e më shumë në Slloveni. “Sepse, të thuash shumica e burrave të këtij fshati kanë zejen e muratorit dhe ata punë të vetëm dhe mundësi jete kanë gjetur që të punojnë kryesisht në Slloveni dhe shtete të tjera”, fillon rrëfimin tij Ruzhdi Sarmati, tani kryetar i këtij fshati. “Dobrushti dallohet në veçanti për historikun e lashtë të këtij fshati, që dikur kishte trima dhe legjendarë të kohës”, tregon Saramati për të masakruarit e fshatit Dobrusht qysh në vitin 1912 në “Masakrën e Dobrushtit” gjatë betejës së Drinit më 1912 në Kullë Lumë. Ajo masakër ishte ndër masakrat më të dhembshme të kohës. Barbaria serbe në vitin 1878 e shkrumboi Prizrenin. Invazioni serb atëbotë vetëm për një ditë masakroi 4000 shqiptarë.

Krimet serbe ndaj banorëve

Në luftën e vitit 1912 edhe Dobrushti u dallua atëbotë duke organizuar shumë prita forcave barbare serbe. Trimëritë e qëndresës shqiptare i ndihmuan shumë burra, si Mahmut Saramati, pastaj familja e Ramë Saramatit, e cila i fali 13 luftëtarë të armatosur atdheut dhe lirisë së Kosovës. Edhe Edit Durham për masakrat në Lumë e Dibër tha se turqit ka menduar se janë popull i keq, por është tmerruar nga masakrat e serbëve dhe grekëve, duke theksuar se ata ishin barbarë. “Gjithë këta gurë këtu që janë dhe gjithandej Lumës, deri në Poslishtë, ishin të larë me gjak, ku luftonin shqiptarët që okupatorin serb të mos e lënë për të hyrë në trojet e tyre. Këtu masakrat ishin aq të mëdha, saqë edhe vetë historia nuk arriti t’i shënojë të gjitha ato masakra makabre”, thotë Saramati dhe përmend rastin kur nga Pobregu u morën vajzat, të cilat edhe u bënë gra të ushtarëve serbë.

Ndërkaq, pleqtë e këtij fshati tregojnë se pas Luftës së Dytë Botërore, kur kishte shkuar ushtar një banor i fshatit Pobreg në Kragujevc të Serbisë në qytet kishte folur shqip dhe atij atëbotë iu kishte afruar një grua plakë serbe dhe e kishte lutur që ai të shkonte në shtëpi. Atje i kishte shtruar bukë e i kishte ofruar ëmbëlsira, së fundi me lot në sy i kishte treguar se ajo, kur paska qenë vajzë e vogël, rreth pesëvjeçare, qenka marrë rob nga serbët dhe ishte rritur në një familje serbe. Atje ishte martuar me një oficer serb dhe kishte pasur para të kursyera. E kishte lutur atë ushtarin duke ia dhënë një grusht para, vlerë shumë e madhe, që së paku nga Pobregu, prej ku supozohet se ajo ishte, t’i sillte një grusht dhe nga vendlindja. Ushtari s’kishte pranuar, por ajo plaka, që ishte shqiptare, për një jetë e heshtur, e kishte detyruar që ato para t’i merrte, sepse pohon se i duhet një grusht dhe nga Pobregu. Ai ushtari e kishte mbajtur fjalën dhe në Pobreg ia kishte marrë dy grushte dhe dhe ia kishte dërguar, kurse ajo kishte kërkuar që t’i jepte edhe më shumë para, por burri i nga Pobregu assesi s’kishte pranuar t’ia merret as e dhe një të vetmin dinar. Ai i tregon se tani në ato vite, pra në Pobreg, kufiri kalohej pa ndonjë telashe. Ngase ishte viti 1947, atëherë kur kufiri Kosovë-Shqipëri nuk ishte i ndaluar dhe kalohej pa asnjë problem. Por, pas një vit kufiri mbyllet dhe qindra familje mbeten të ndara për mbi gjysmë shekulli.

Gjysma e banorëve jashtë vendit

“Fshati Dobrusht tani ka 800 banorë dhe mbi njëqind shtëpi, por ka një problem që s’po mund të mendohet ndryshe pos si një lajm dhe fakt që duhet të rishikohet,sepse në këtë fshat tani ka vetëm 30 nxënës”, tregon Ruzhdi Saramati. Kjo është e dhembshme, ngase më shumë fëmijë ka që shkojnë në shkollat e Sllovenisë sesa në Dobrusht, por kjo vjen për faktin se janë 50 për qind e këtyre banorëve që shkojnë jashtë vendit, prandaj, ajo që po na brengos të gjithëve është fakti se shumica e të rinjve nuk arrijnë të mbeten në vendlindje për shkak të papunë- sisë. Fshati ka një mijë banorë po kurrë s’ka banorë rezidentë më shumë se gjysma e këtij numri. Kurse duke folur për “Kosova Sot”, Saramati tregon edhe historinë e “Shpellës së Kuqe” të këtij fshati, që ndër histori ka shërbyer si strehimore e shumë banorëve luftëtarë të këtij fshati.

(Kosova Sot)

Më Shumë

Atdhetarizmi si diskurs politik – maskë e mungesës së ideve të guximshme dhe planeve zvillimore

Enver Sulaj Mes atdhetarizmit si diskurs politik dhe akuzave të ndërsjella pozitë-opozitë, duket se po zhvillohet ajo, që mund ta quajmë fushatë e heshtur apo...

Lirohet nga burgu në Serbi ish- ushtari i UÇK-së, Hasan Daka

Është liruar nga burgu në Serbi  veterani i UÇK-së, Hasan Daka i cili së bashku me Shkëlzen Dakën ishin arrestuar janarin e vitit të...

Lajmet e Fundit