Hatim Baxhaku sulmon Vetëvendosjen: Deshën ta kallin Kosovën !

Kandidati i LDK-së për kryetar të Prizrenit, Hatim Baxhaku, ka sulmuar Lëvizjen Vetëvendosje.

Ai, në dy tubimet parazgjedhore që ka mbajtuar sot ka thënë se Vetëvendosje ka dashur ta kallë Kosovën.

“Para një viti ky subjekt politik deshi ta kallë Kosovën”, ka thënë Baxhaku.

Sipas tij, Vetëvendosje nuk njeh asnjë simbol dhe shtetin e Kosovës.

“Kauzat e këtij subjekti politik janë të rrejshme”,shkruan PrizrenPress.

Baxhaku është marrë edhe me PDK-në.

Sipas tij, ky subjekt politik ka keqpërdorë Komunën e Prizrenit.

“Prizreni ka pasur një kryetar kukull, i cili bashkë me drejtorët e tij, gjithë kohën e ka kaluar nëpër gjykata”.

Baxhaku ka ftuar qytetarët që 22 tetor të dalin në zgjedhje dhe të votojnë LDK-në./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Suharekë, sekuestrohen monedha që dyshohet se janë të falsifikuara

Një person ka raportuar në Policinë e Kosovës se ka pranuar monedha metalike që dyshohet se janë të falsifikuara.   Në rastin i cili është regjistruar...

Në datëlindjen e 90-të të ikonës së kinematografisë shqiptare

Nga Fahri Musliu Më 1 Qershor të vitit 1936, u lind në Sarajevë, i mbështjellë me pëlhurë (këmishëz), se ashtu thonë se lindin njerëzit me...

Në breg të detit

Kosova voton sot

Lajmet e Fundit