Dogana për një muaj mbledh mbi 80 milionë euro

Dogana e Kosovës ka rritur performancën e të hyrave duke tejkaluar vitin 2020 për mbi 9 për qind.

“Mbledhja e të hyrave gjatë janarit të këtij viti ka shënuar rritje e cila nëse krahasohet me vitin e kaluar tregon qartë se performanca e Doganës ka shënuar rritje, gjatë janarit 2020 ne kishim grumbulluar 73,2 milionë euro derisa raporti i këtij viti tregon 80,1 milionë euro apo 9.3 për qind më shumë”, është thënë në njoftimin e Doganës së Kosovës.

Sipas Doganës, kjo rritje është domethënëse pasi janari i vitit të kaluar (2020) ishte muaji i vetëm i vitit i cili ishte pa ndikimin ekonomik të shkaktuar nga pandemia Covid-19, prandaj sipas këtij njoftimi, edhe kjo arritje tregon përkushtimin e Doganës për të realizuar planifikimet financiare.

Më Shumë

Arrestohet një i dënuar me një vit burg për ngacmim në Prizren

Është arrestuar i dënuar për ngacmim M.P. nga Prizreni. Ai ka qenë në kërkim pasi ishte dënuar një (1) vit burg efektiv me vendim...

Përkujtohet në Prizren aktori i madh Bekim Fehmiu

Më 15 qershor 2010 u nda nga jeta Bekim Fehmiu, aktori i madh shqiptar dhe një nga figurat më të shquara të kinematografisë shqiptare...

Lajmet e Fundit