8.9 C
Prizren
E enjte, 5 Shkurt, 2026

Dogana zbulon dy kilogramë narkotikë në Vërmicë

Lënda narkotike e llojit Kanabis sativa, sipas një komunikate të Doganës së Kosovës u zbulua në autobusin e linjës Tiranë-Prishtinë sot rreth orës 9 e 50 minuta.

Zbulimi ndodhi pasi zyrtarët doganorë zgjodhën këtë autobus për skanim dhe kontroll të detajuar.

Në raste të tilla, sqaron komunikata, zbriten të gjithë udhëtarët, ndërsa skanohet autobusi, bashkë me valixhet e udhëtarëve.

“Gjatë skanimit të valixheve te një udhëtar me shtetësi kosovare janë hasur në paketime të dyshimta. Gjithashtu edhe në autobus është gjetur një pako tjetër,” thuhet në komunikatën e Doganës.

Ky institucion tregoi edhe veprimet e ndërmarra nga zyrtarët doganorë pas zbulimit të drogës.

“Pas zbulimit të rastit është njoftuar policia kufitare që kanë bërë sigurimin e vendit të ngjarjes dhe ndalimin e personit të dyshuar dhe fillimin e hetimeve”, vijon komunikata.

Sasia e narkotikëve të zbuluar ka peshë prej gati dy kilogramësh. /PrizrenPress.com/

Më Shumë

Kur të vish në Prizren

Enver Sulaj Kur të vish në Prizren Mos i harro gurët nën urë e mbi urë Janë psherëtima të harruara Valë lumi nën qiellin me re shumë. Kur të...

Sërgjan Lazoviq dënohet me 12 vjet e 6 muaj burgim për krime lufte në Malishevë

Gjykata Themelore në Prishtinë ka shpallur fajtor pjesëtarin e xhandarmerisë serbe, Sërgjan Lazoviqin, i akuzuar për krime lufte kundër popullsisë civile gjatë në Malishevë,...

Lajmet e Fundit