17.8 C
Prizren
E premte, 26 Prill, 2024

Java e Dëshmorëve në Rahovec, shënohet me aktivitete të shumta

Java e Dëshmorëve në komunën e Rahovecit, 12 maji, u shënua me aktivitete të shumta, ku në orët e paradites, kryetari Idriz Vehapi me stafin e vet, vuren kurora lulesh në varrezat e Dëshmorëve, pranë shtatores së Xhelal Hajdës dhe Selajdin Mullabazit në parkun e qytetit, para bustit të Mensur Zyberajt dhe pranë pllakës përkujtimore të Shejh Muhedin Shehut.

Në mesditën e sotme, në sallën universale të Qendrës kulturore “Mensur Zyberaj” u mbajt akademi kushtuar Javës së Dëshmorëve, ku ishin të pranishëm, kryetari i Rahovecit, Idriz Vehapi, Xhavit Jashari, kryetar i Shoqatës së Familjarëve të Dëshmorëve, Fadil Shurdhaj, kryetar i Shoqatës së Invalidëve të Luftës, Lahi Brahimaj, deputet i parlamentit të Kosovës, nënkryetar i komunës së Gjakovës, Ramadan Hoti, Fetah Bekolli, veprimtar i shquar i kauzës kombëtare, dhe shumë familjar të dëshmorëve.

Kryetari i komunës së Rahovecit, Idriz Vehapi, tha se çdo ditë kujtojmë njerëzit që luftuan për lirinë e Kosovës, dhe sot e shënojmë një ditë të veçantë, ditën e dëshmorëve tanë. Sipas tij, ata kanë dhënë gjakun e tyre, për t’u realizuar ëndrra shekullore, themeli i shtetit të Kosovës.

“Sot po kujtojmë një datë të rëndësishme, po kujtojmë dëshmorët të cilit rënë nëpër beteja të ndryshme, po kujtojmë heronjtë, po kujtojmë dëshmorin e parë të komunës tonë, Milaim Krasniqin, po kujtojmë rënien e heroit Bedrush Gashit, Mensurit, Xhelalit, Selajdinit e të gjithë të tjerëve të cilët derdhën gjakun për lirinë e Kosovës. Ne çdo ditë kujtojmë ngjarjet, kujtojmë njerëzit që luftuan për lirinë e Kosovës, dhe ne sot e shënojmë një ditë të veçantë, ditën e dëshmorëve tanë. Epitetin e dëshmorit e jep ai që jep jetën për atdheun e vet, dhe emri i dëshmorit është i lidhur ngushtë me emrin liri. Liria nuk mund të fitohet pa dëshmorë, si edhe dëshmorët nuk do të ekzistonin pa luftën për liri. Jemi këtu sot t’i kujtojmë djem dhe vajza, ata që dhanë më shumë se ne, kanë dhënë gjakun e tyre, për t’u realizuar ëndrra shekullore, themeli i shtetit të Kosovës. Edhe shumë djem dhe vajza të Rahovecit e kishin ëndrrën për liri, dhe u ngritën në këmbë më 1998/99. Dëshira e fuqishme për liri e djemve tanë, fuqizimi idesë për liri ishte kauza e vetme e tyre, ku nuk mund të mohohet edhe ndihma e miqve tanë, Bashkimit Evropian, NATO dhe SHBA. Pastaj ndodhi edhe pjesa ma e bukur e lirisë, Pavarësia e Kosovës më 17 shkurt 2008. Tani e vazhdojmë rrugën drejt integrimit evropian, e as në këtë rrugë nuk jemi vetëm. Ju ftojë që së bashku të bëjmë punën sa më mirë për gjeneratat e reja, dhe mos t’i harrojmë ata që na mundësuan lirinë dhe që u bën drita e pavarësisë tonë”, tha Vehapi.

Në akademinë e cila u mbajt sot për nder të Javës së Dëshmorëve kryetari Vehapi njoftoi të gjithë të pranishmit të cilët ishin në akademi se Ministria e Arsimit ka vendosur që nga data 07.05.2015, shkolla fillore në fshatin Pastasellë, të emërohet me emrin e dëshmorit Milaim Isa Krasniqi.

Ndërkaq, duhet përmendur se në orët e paradites, në fshatin Çifllak është zbuluar pllaka përkujtimore për dëshmorin Halil Thaqi./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Qeveria reagon pas procesit të votimit: Republika e Kosovës ka përmbushur obligimin e saj ndaj qytetarëve

Qeverisë e Republikës së Kosovës ka reaguar në lidhje me procesin e djeshëm të votimit për apo kundër largimit të kryetarëve nga funksioni në...

Policia në Prizren realizon 47 urdhëresa gjyqësore për vepra penale

Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren shpalli rezultatin e realizimit tw urdhërave gjyqësore për periudhën kohore 15 prill - 19 prill 2024. "Gjatë kësaj periudhe,...

Lajmet e Fundit