Doktori kosovar që lufton Ebolan

Lul Raka-mikrobiologE pazakonshmja ishte bërë e zakonshme për doktorin Lul Raka, teksa po kalonte vijën e kuqe në qendrën spitalore “Elwa 2” të Monrovias, kryeqytetit të Liberisë.

Vija e kuqe tanimë kishte marrë jetën e mbi 170 pjesëtarëve shëndetësorë që po luftonin epideminë Ebola, e rikthyer fuqishëm sivjet, ndonëse për herë të 25-të.

Ajo vijë nënkuptonte zonën ku qëndronin të hospitalizuari të konfirmuar me Ebola. Doktori kosovar, mikrobiologu Raka, e kishte marrë rrugën drejt shtetit perëndimor afrikan, duke e kaluar vijën e kuqe vetëm për të qenë në paqe me vetveten.

Askush s’ia kishte mbështetur idenë, madje ata që kishin provuar ta ndalnin së shkuari kishin qenë edhe vetë fëmijët e tij. Megjithatë ndjenja për të ofruar ndihmë thotë t’i ketë mposhtur të gjithë zërat kundërshtues. /Koha Ditore/

Më Shumë

Gjashtë serbë arrestohen afër manastirit në Prizren

Gjashtë serbë janë arrestuar sot në Prizren afër Manastirit “Shën Arangjeli”. Detaje për arrestimin e tyre ka dhënë zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin...

Një grua në Malishevë sulmohet fizikisht nga burri dhe vëllëzërit e tij

Një rast i dhunës në familje është raportuar me datë 22.05.2026 në Malishevë. Një grua ka raportuar se është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj...

Lajmet e Fundit