Demaçi: Disa luftuan për karrigë e interesa personale

Demaci11-21Viti qe e lamë pas, është vlerësuar të ketë qenë vit i vështirë për Kosovën, marrë parasysh krijimin e ngërçit politik, i cili zgjati për gjashtë muaj rresht.

Veprimtari i çështjes kombëtare, Adem Demaçi, thotë se lufta për karrige dhe interesat personale bënë që viti 2014, të ishte shumë i mundimshëm.

“Po ky ka qenë një vit shumë i vështirë për Kosovën, megjithatë me vetëdijën e faktorit tonë të brendshëm tanë e arritëm disi që të lëmë pas vetes atë agoni, luftuan për karrige, ku u harruan edhe interesat e përgjithshmë për ato personale. Ka qenë një vit shumë i vështirë dhe i mundimshëm”, ka thënë Demaçi për Indeksonline.

Ai ka ftuar liderët politikë që të organizohen mirë, në mënyrë që bashkarisht të tejkalojnë pengesat e krijuara, dhe që me vëmendje të punojnë për sfidat që i presin.

“Po presim diçka positive nga këto punë që kanë mbetë të pakryera, presim që të organizohemi më mirë që të na ndihmojnë shtetet tjera, pa u ekipu, pa i tejkaulu disa lufta të kota, nuk mund të shkojmë përpara, të harrohet interesi personal dhe të shikohet ai i përgjithshëm i qytetarëve tanë. Do të ketë shumë sfida sepse kemi shumë gjëra, sidomos puna e ekonomike e cila është në nivel shumë të keq, ka edhe probleme tjera. Një sektor tjetër që duhet t’i kushtohet vëmendje e veçantë është ai i shëndetësisë, e në këtë mënyrë derisa nuk ka buxhet të mirë nuk mund të përparojë”, ka thënë Demaçi.

Më Shumë

Rriten shtesat për lehonat, nga ky muaj secila nënë lehonë do të përfitojë 500 euro në muaj

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka vendosur që një vendim, i cili ishte paraparë të hynte në fuqi në muajin korrik, të zbatohet më...

Nënshkruhet marrëveshja për dislokimin e rezervuarit në Kalanë e Prizrenit

Ministria e Kulturës dhe Turizmit, Ministria e Ekonomisë dhe Hidroregjioni Jugor kanë nënshkruar një marrëveshje tripalëshe për realizimin e projektit kapital “Dislokimi i rezervuarit...

Lajmet e Fundit