11.8 C
Prizren
E premte, 17 Maj, 2024

‘DokuFest’ kryeson listën e përfituesve nga MKRS-ja për këtë vit

dokufest ne prizren1Gati 300 mijë euro më pak janë dhënë këtë vit për projektet kulturore. Përderisa vitin e kaluar ishin ndarë 800 mijë euro dhe ishin përkrahur mbi 300 projekte, sivjet janë ndarë 523 mijë euro dhe janë mbështetur rreth 200 projekte kulturore, shkruan sot “Koha Ditore”.

Nëse krahasohet lista e këtij viti me atë të vitit të kaluar, shihet se ka raste kur ish-përfituesve më të mëdhenj tash u është ndarë çereku i buxhetit. Festivali i filmit të shkurtër dhe atij dokumentar “DokuFest” sivjet është përkrahur me 25 mijë euro sipas listës së projekteve kulturore mbështetur nga Ministria e Kulturës. Në listën e bërë publike të enjten “DokuFesti”, që vitin e kaluar kishte përfituar vetëm 20 mijë euro, del të jetë aktiviteti kulturor që kryeson listën e përfituesve nga MKRS-ja për këtë vit. E pas ngjarjes kinematografike renditet Shoqata e Botuesve e Kosovës. Kjo shoqatë këtë vit do të ketë buxhet prej 20 mijë eurosh, pesë mijë më shumë sesa vitin e kaluar.

Përderisa vitin e kaluar Festivali Ndërkombëtar i Filmit “PriFilmFest” i printe listës me 22 mijë euro, për këtë vit ai do të marrë më pak se një të katërtën, 5 mijë euro. Për dy vjet festivalet “Skena UP” dhe “Etno Fest” janë subvencionuar me nga 15 mijë euro. E tash i pari do të marrë vetëm 4 mijë euro, kurse i dyti 7 mijë. Festivali “Nine Eleven” vitin e kaluar ishte mbështetur me 10 mijë euro, përderisa më 2013 kishte marrë 15 mijë. Këtë vit nuk do të marrë më shumë sesa 4 mijë euro.

Lidhja e Shkrimtarëve e Kosovës vitin e kaluar kishte marrë vetëm 10 mijë euro për dallim nga viti 2013 kur kishte buxhet 14 mijë euro. E për këtë vit është paraparë një “surprizë” për LShK-në. Do të ketë në dispozicion vetëm 2 mijë euro. Teatrot e qyteteve pos “Dodonës” janë përkrahur me nga 13 mijë euro. Ndërsa “Dodona” dhe “Oda” kanë përfituar nga 15 mijë euro. Vitin e kaluar me nga nëntë mijë euro ishin financuar festivalet e muzikës klasike “ReMusica” dhe “Chopin Piano Fest”. I pari këtë vit ka përfituar vetëm 4 mijë euro, ndërsa i dyti, 2 mijë.

Fiks 25 biblioteka komunale janë përkrahur me mjete prej një mijë deri në 1.500 euro. Më së shumti mjete janë ndarë në fushën e teatrit, që në total përkrahet me 196 mijë euro për t’u pasuar me projektet e pakicave që janë mbështetur me 74 mijë euro. Me nga 55 mijë euro janë përkrahur takimet letrare dhe aktivitetet e muzikës, e 50 mijë janë ndarë për fushën e filmit, 28 mijë për bibliotekat, 26 mijë për artet vizuale 20 mijë për promovim kulturor, 13 mijë për industri kreative dhe 6 mijë për diplomacinë kulturore.

Më Shumë

Itali, Angli dhe Arabi Saudite, Raphael Varane ka tre oferta në tavolinë

Epokës së Raphael Varane te Manchester United po i vjen fundi. Pas muajsh spekulimesh, është konfirmuar se mbrojtësi francez do të largohet nga klubi...

Policia shqipton mbi 2 mijë e 155 gjoba në trafik brenda 24 orëve

Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit ka shqiptuar 2155 gjoba në trafik. Sipas policisë, gjatë kësaj periudhe kohore janë evidentuar...

Lajmet e Fundit