25.5 C
Prizren
E enjte, 12 Qershor, 2025

Dokufest mbyllet sonte

Juritë e festivalit do të ndajnë çmimet në 6 kategori: Garën e Dokumentarëve nga Ballkani, Garën e Dokumentarëve për Ambientin, Garën e Dokumentarëve për të Drejtat e Njeriut, Garën e Dokumentarëve Ndërkombëtarë, Garën e Filmave të Shkurtër dhe Garën Kombëtare

Sonte në Prizren mbyllet festivali ndërkombëtar i filimit të shkurtër dhe dokumentar “Dokufest”. Ceremonia do të fillojë në ora 20:00 me shfaqjen e filmit “Close up” në kujtim dhe nderim të regjisorit iranian Abbas Kiarostami, për të vazhduar më pas me ndarjen e çmimeve sipas kategorive përkatëse.
Selektori i filmave të shkurtër Samir Karahoda sot gjatë një konference për medie u shpreh shumë i kënaqur me ecurinë e festivalit dhe falenderoi iso-polifoninë shqiptare për ngrohtësinë që solli mbrëmë me muzikën shqipëtare nga jugu.

“Sot do të jetë nata përmbyllëse e festivalit dhe do të jetë edhe ceremonia e ndarjes së çmimeve. Në ceremoninë përmbyllëse për herë të parë do të jenë të pranishëm pjesa më e madhe e regjisorëve” tha Karahoda.

Bashkë me Karahodën, në konferencë u paraqitën edhe dy regjisorët Eva Smyk dhe Alexei Dmitriev, filmat e të cilëve janë shfaqur në kuadër të festivalit.

“Është festival i mrekullueshëm, është Woodstock-u i Ballkanit” ka thënë me këtë rast, regjisori Alexei Dmitriev per DokuFest-in.
Kjo ngjarje e madhe kulturore për nëntë ditë rresht mblodhi në qytetin historik të Prizrenit, kineastë të ndryshëm vendës e ndërkombëtarë si dhe qytetarë të shumtë.

Filma të ndryshëm vendës dhe ndërkombëtarë janë prezantuar sivjet në kuadër të edicionit të 15-të që kryesisht kanë trajtuar dukurinë e korrupsionit si temë kryesore e festivalit dhe tema të tjera të cilat po e prekin mbarë globin siç janë ngjarjet terroriste.

Filmat janë shfaqur në kinematë të ndryshme gjithandej qytetit në mjedise të mbylluar dhe të hapura ndërsa janë ndjekur nga qytetarë të shumtë.
Në këtë edicion me projektet e tyre filmike janë paraqitur filmbërës të njohur dhe të shpërblyer për punën te tyre por edhe një numër i filmbërësve të rinjë.

Sonte juritë e festivalit do të ndajnë çmimet në 6 kategori:
-Garën e Dokumentarëve nga Ballkani
-Garën e Dokumentarëve për Ambientin
-Garën e Dokumentarëve për të Drejtat e Njeriut
-Garën e Dokumentarëve Ndërkombëtarë
-Garën e Filmave të Shkurtër dhe
-Garën Kombëtare

Në kuadër të Dokufest, përveç fushës së kinematografisë është shfaqur një program i pasur dhe i larmishëm në fushën e muzikës, artit dhe kulturës në përgjithësi. Fare në fund, për mesnatën e sotme organizatorët kanë paraparë muzikë nga këngëtarja libaneze Yasmine Hamdan, këngët e së cilës do të interpretohen në Kinemanë Lumbardhi./KultPlus.com

Më Shumë

Livia e ndez rrjetin, tregon të pasmet

Ish banorja e Big Brother Livia, ka ndezur rrjetet sociale me postimin e saj më të fundit. E veshur me bikini provokues, ajo ka nxjerrë...

Fundjava shënon fluksin më të madh në Pikën Kufitare të Morinës, mbërrijnë edhe tifozë të zjarrtë të Kombëtares Shqiptare

Fundjava ka sjellë fluksin më të madh të lëvizjeve në Pikën Kufitare të Morinës për këtë sezon veror, me rreth 56 mijë qytetarë që...

Lajmet e Fundit