9.8 C
Prizren
E shtunë, 18 Maj, 2024

DokuFest: Prizreni nga qytet pa kinema, tash i ka 9 të tilla

Zyra e Bashkimit Evropian e ka përgatitur një përmbledhje me video të 14 vjetorit të festivalit të filmit dokumentar në Prizren, DOKUFEST duke i hedhur një vështrim ndër të tjera edhe arsyes që nxiti organizatorët të nisin këtë projekt kulturor, ndër më të mirët deri më tash në Kosovë.

“Në momentin kur ia nisem idesë për ta organizuar një festival, kinema në Prizren nuk funksionojke më”, kujton Drejtori Artistik i Dokufest-it, Veton Nurkollari, një nga themeluesit e këtij festivali.

14 vjet më pas, Prizreni, gjatë ditëve të DOKUFEST-it ka 9 kinema funksionale, ndërsa nga një festival me vetëm 13 filma në vitin 2002, sivjet DOKUFEST-i ka transmetuar hiq më pak se 228 filma.

Në vijim shikoni videon e prodhuar nga PI Communication’s për Zyrën e Bashkimit Evropian:

Më Shumë

Totaj viziton disa biznese të Prizrenit

Kryetari i komunës ë Prizrenit, Shaqir Totaj ditën e premte ka vizituar dhe ka parë nga afër të arriturat e disa prej bizneseve të...

Moti sot i vranët dhe me intervale me diell

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se sot do të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell. Sipas këtij instituti, temperaturat maksimale të...

Lajmet e Fundit