Isa Mustafa: Kam nevojë për pare të madhe, jo 2900 Euro

Kryeministri i Kosvës Isa Mustafa godet sërish me reagimet e tij për çështjen e tenderit që të bijtë kishin fituar për servisimin e një BMW-je të blinduar të Zyrës së Kryeministrit.

Kësaj radhe Muastafa është mbrojtur duke argumentuar se shuma financiare në fjalë është tepër e vogël për t’i interesuar atij.

“Në paça nevojë kam nevojë për naj pare të madhe sepse për 2 mijë e 900 euro edhe si profesor universiteti edhe si kryeministër edhe si anëtar i akademisë nuk i vlerësoj” deklaroi Kryeministri i vendit.

Por ai nuk specifikoi as nevojat e as shumën e “pares së madhe”, por shtoi se në fakt edhe shuma si ajo e servisimit të makinës, i vlerëson çdo herë “por nuk janë pare që mu bo bujë”.

Gazeta Jeta në Kosovë publikoi më 24 gusht se Zyra e Kryeministrit aplikoi procedurë të mbyllur tenderuese për të kontraktuar një kompani për servisim të automjeteve. Nëpërmjet kësaj procedure shpalli fitues kompaninë Makcar që është në pronësi të djemve të kryeministrit Isa Mustafa, Besnikut e Arbenit.

Më Shumë

Në Prizren shënohet 27-vjetori i operacionit të UÇK-së `Shigjeta`

Sot në Prizren është shënuar 27-vjetori i operacionit “Shigjeta” i kryer nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës. Në këtë manifestim morën pjesë përfaqësues institucionalë, ish-komandantë...

Tejeci: Parku i Inovacionit në Prizren nuk po e përmbush funksionin ekonomik të pritur

Kryetari i Odës së Ndërmarrësve dhe Zejtarëve të Prizrenit, Afrim Tejeci, ka vlerësuar se Parku i Inovacionit dhe Trajnimeve në Prizren, i promovuar që...

Lajmet e Fundit