24.8 C
Prizren
E diel, 19 Maj, 2024

DokuFest shpalos programin “Uncharted States of America”

Këtë vit DokuFest prezanton një program special të kinemasë radikale amerikane të kuruar nga kritiku i mirënjohur i filmit dhe kuratori Neil Young, i cili në mes të vitit 2005 dhe 2014 ndihmoi në organizimin e Festivalit të Filmit të Bradford në Muzeun Kombëtar të Medias në Britaninë e Madhe që ndodhet në City of Film të UNESCO. Neil, shkrimet e të cilit janë paraqitur rregullisht në publikime nga Sight & Sound deri në The Hollywood Reporter, ka inicuar dhe programuar një selektim të filmave të gjatë, dokumentarëve, filmave eksperimental dhe të shkurtër nga pjesa më radikale e skenës së filmave të pavarur nga SHBA – të përmbledhura nën titullin “Uncharted States of America” (“Shtetet e Bashkuara të pa-eksploruara”).

Siç shkroi Neil në hyrjen e tij në katalogun e festivalit, ky është një udhëtim në disa prej qosheve të pakesploruara të këtij kombi të gjerë dhe të larmishëm – nga idili rural në djerrinën urbane, një shikim në shpirtin artistik të një kombi në rrethana interesante në historinë e tij të trazuar.

Gjatë tetë edicioneve “Uncharted States of America” përfshinë më shumë se tetëdhjetë filma nga një varg eklektik i regjisorëve dhe tani Neil Young po prezanton një përzgjedhje të veçantë nga të preferuarit e tij – plus edhe disa tituj të ri – me secilin nga gjashtë programet të paraprirë nga së paku një film i shkurtër i Madison Brookshire nga Kalifornia.

“Shpesh argëtues, padyshim politik dhe gjithmonë të veçantë, këta janë 20 filma të cilët shpresoj të jap një depërtim në një vend kompleks kinemasë të cilit nuk mund t’i ikim – por thellësitë e të cilit fshehin zbulime që të lënë pa frymë”, thotë programeri i Uncharted States of America, Neil Young.

Shumë nga këta filma janë shfaqur shumë rrallë jashtë SHBA-ve më parë dhe në mesin e regjisorëve gjejmë figura me reputacion botëror si John Gianvito (Profit motive and the whispering wind) – fitues i National Society of Film Critics Experimental Film Award – Travis Wilkerson dhe Kevin Jerome Everson.

Programi Uncharted States of America i DokuFest përfshin filma nga Kalifornia, Alaska, Montana, Illinois, Nju Jork dhe Nevada. /PrizrenPress.com/

Më Shumë

Policia kryen bastisje në Prizren, gjenden substanca narkotike

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se të hënën (më 13.05.2024) në orën 18:00, ka kryer bastisje në një banesë në Prizren. Sipas policisë,...

“Paratë tona, idetë tona, Prizreni ynë”, Totaj thotë se rritën buxhetin e investimeve për projektet e qytetarëve

Komuna e Prizrenit për të dytin vit me radhë ka nisur një praktikë të re të përzgjedhjes së projekteve nga qytetarët. Kryetari i Komunës së...

Lajmet e Fundit