Dokufest thirrje për vullnetarë

Festivali Ndërkombëtar i Filmit të Shkurtër dhe Dokumentar, DokuFest, ka hapur thirrjen për të interesuarit që duan të jenë vullnetarë të këtij festivali në kuadër të edicionit të 15-të dhe rrjedhimisht të ndihmojnë në mbarëvajtjen e tij.

Programi i vullnetarëve të DokuFest-it mobilizon një ekip vullnetarësh entuziastë, të përkushtuar dhe kreativ.

DokuFest-i i konsideron ata si një nga imazhet më të çmuara të festivalit dhe ata janë të pranishëm në të gjitha lokacionet e tij.

Vullnetarët e DokuFest-it duhet të jenë mbi 16 vjeç. Ata do të punojnë pranë Press Qendrës, në Mikpritje, DokuDaily, DokuKids, DokuShop dhe DokuTV. Aplikimi është i hapur deri më 15 korrik.

Rikujtojmë se sivjet DokuFest mbahet mes datave 5 dhe 13 gusht, në Prizren.

Më Shumë

Ndahet nga jeta veterani i UÇK-së, Ramadan Zymeraj

Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi ka shprehur ngushëllimet e tij për ndarjen nga jeta të veteranit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe...

Dragash: Dy persona ndalohen pasi hodhën marihuanë nga dritarja e veturës

Një rast i posedimit ilegal të narkotikëve është identifikuar në Dragash. Të dyshuarit kanë provuar që të hedhin sasinë e dyshuar narkotike nga dritarja...

Parajsa në ty

Lajmet e Fundit