Dokumentari “Margarita” në ditët e festivalit “K‘tu fest”

MargaritaNata e parë dhe hapja solemne e festivalit, 4 gusht, është për Strugën dhe Teatrin “Poshka”, me surprizën e mbrëmjes. Natën e dytë, në program është pjesa e Altin Bashës “One man show” me Salsano Rrapin. Natën e tretë në skenë do të ngjitet trupa e Teatrit “A.Z.Çajupi” nga Korça me “Kapitulli i dytë” nga Neil Simon, me aktorët Sotiraq Bratko, Zamira Kita, Blerta Belliu etj, transmeton KultPlus.

Gushti në Strugë është muaj i manifestimeve të ndryshme kulturore, përfshirë këtu edhe festivalin “Këngë Jeho” dhe Mbrëmjet Strugane të Poezisë. Tani Struga begatohet edhe me një festival teatror, që pa dyshim do ta pasurojë, zgjerojë mozaikun kulturor shqiptar në Strugë.

Ideator, projektues dhe realizues të këtij manifestimi kulturor janë çifti regjisorial Olsa e Xheladin Poshka, të cilët me sakrifica të mëdha dhe me këmbëngulje kanë pothuajse një dekadë që mbajnë gjallë artin e qytetit. Në fillim të muajit gusht, do të nisë festivali teatror i emëruar “K‘tu fest“, i cili do të shënoj një kopertinë reale kulturore brenda së cilës do ketë teatër, poezi, muzikë, krijues, kritik, emra që kanë ndërtuar themele akademike në Prishtinë, Tiranë e Shkup.

Nata e parë dhe hapja solemne e festivalit, 4 gusht, është për Strugën dhe Teatrin “Poshka”, me surprizën e mbrëmjes. Natën e dytë, në program është pjesa e Altin Bashës “One man show” me Salsano Rrapin. Natën e tretë në skenë do të ngjitet trupa e Teatrit “A.Z.Çajupi” nga Korça me ” “Kapitulli i dytë” nga Neil Simon, me aktorët Sotiraq Bratko, Zamira Kita, Blerta Belliu etj.

Natën e katërt, vjen Teatri “Dodona” nga Prishtina me pjesën “Ai seni“ në regji të Kastriot Saqipit dhe një trupë e njohur prej aktorëve si Avni Dalipi, Besim Ajeti, Xhelal Haliti, etj. Në vazhdim të ditëve të festivalit “K’tu fest” do të shfaqet filmi “Daja” i Ilir Harxhit si dhe dokumentari “Margarita” kushtuar aktores shqiptare e cila është Qytetare Nderi e Strugës, Margarita Xhepa, në regji të Kujtim Gjonaj.

Vlerën këtij festivali pa dyshim do t’ia shtojnë edhe të ftuarit e festivalit, që do të jenë të pranishëm në Strugë siç janë Margarita Xhepa, Robert Ndrenika, Kiço Londo, Enver Petrovci, Adem Karaga, Artan Minarolli, Zamira Kita etj.

Më Shumë

PDK në Prizren nis fushatën me homazhe te Varrezat e Dëshmorëve në Landovicë

Partia Demokratike e Kosovës në Prizren ka nisur sot fushatën për zgjedhjet parlamentare të 7 qershorit me homazhe te Varrezat e Dëshmorëve të UÇK-së...

VV në Prizren uron Kurban Bajramin, bën homazhe te varret e dëshmorëve

Lëvizja Vetëvendosje në Prizren ka nisur aktivitetet e Ditës së Kurban Bajramit me homazhe pranë varreve të dëshmorëve dhe vizita në strukturat e Bashkësisë...

Lajmet e Fundit