8.8 C
Prizren
E mërkurë, 22 Shtator, 2021

Doli nga shtypi libri “Palestina në tri pamje” i autorit Agim Vinca

Në botim të shtëpisë botuese SYTH nga Tetova, doli nga shtypi libri i prof. Agim Vincës me titull “Palestina në tri pamje”. Në këtë libër janë përfshirë tri shkrime që flasin për Palestinën, historinë dhe aktualitetin e saj, parë nga një këndvështrim personal. I pari është një udhëpërshkrim i autorit për vizitën e tij në Palestinë (qëndrimin në Ramallah e Jerusalem) në vitin 2018; i dyti është një parathënie e librit me poezi të poetit palestinez Najwan Darwish “Vendi që quhet këngë”, botimit shqip, që po ashtu ka elemente të udhëpërshkrimit, kurse në shkrimin e tretë autori analizon situatën në Palestinë, flet për vendosjen e marrëdhënieve diplomatike ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Izraelit si shtet dhe shqyrton mundësinë e zgjidhjes paqësore të konfliktit arabo-izraelit, duke marrë në konsideratë pikëpamjet e intelektualëve të shquar izraelitë dhe palestinezë.

Në pasthënien me titull “Ç’bën intelektuali nuk bën politikani”, recensenti i librit, prof. Muhamed Mufaku, specialist i Lindjes së Mesme, ndër të tjera thotë: “Një intelektual, që gjithnjë shpreh me guxim atë që hezitojnë të tjerët ta thonë, Agim Vinca është intelektuali i parë shqiptar që i ka parë Tri Palestinat gjatë vizitës së tij më 2018 prej Tel-Avivi deri në Ramallah, duke kaluar edhe në Jerusalem dhe ia ka transmetuar ato publikut shqiptar. Me këtë libër Agim Vinca si intelektual i vërtetë na tregon se gjendet një dritë në fund të tunelit, për çka vlen të dëgjohet zëri i shqiptarëve me përvojën e tyre të hidhur, si dhe me lidhjet e tyre historike me hebrenjtë dhe arabët”.

Kurse botuesja Vjollcë Berisha në një letër që i drejton autorit shkruan: “Nuk besoj se ndonjë ‘smartfon’ që ka udhëtuar në ato dhera ka pasur mundësinë të grumbullojë dhe pastaj të derdhë më shumë përjetime se ky udhëpërshkrim…Tani njerëzit përtojnë (ose u duket dalëmode) të nisin një kartolinë me përshëndetje nga një vend ku shkojnë për vizitë, e jo më të mbajnë shënim emra, vende, ngjarje, mbresa për t’i skalitur përgjithmonë në një udhëpërshkrim fin, sa nga informacioni që jep e sa nga mënyra e të shkruarit… Më mbeti në mendje fjalia e një mikut tim: ‘E kujtoja të lënë këtë lloj shkrimi. Mendoja që njerëzit bëjnë vetëm ‘selfi’ nga vendet që vizitojnë. Nuk duhet shumë zgjuarsi për të kuptuar se profesori ka farkëtim klasik të fjalës, nga ai i madhi, I pushtetshmi’”.

Libri mund të gjendet në libraritë “Artini” dhe “Dukagjini” në Prishtinë, në librarinë “Altera” në Prizren, në libraritë “Albas” dhe “Nobel” në Tetovë e Shkup, te Bezistani në Strugë, si dhe së shpejti në Tiranë.

Më Shumë

Gjashtë vdekje dhe 48 raste pozitive me COVID gjatë 24 orëve të fundit

Gjatë 24 orëve të fundit gjashtë persona kanë humbur betejën me COVID, ndërkaq pozitivë kanë rezultuar 48 qytetarë

E tmerrshme: Nëna vret tri vajzat e saj disa ditë pasi u transferuan në shtëpinë e re

Një nënë dyshohet se i vrau tre fëmijët e saj vetëm disa ditë pasi ajo i transferoi ata në Zelandën e Re për të...

Takohen Muharremaj i AAK-së dhe Haskuka i LV-së, kjo është arsyeja

Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, i cili është duke synuar edhe për një mandat nga radhët e AAK-së, është takuar sot për...

Malisheva vazhdon me fitore, mposht Feronikelin në ‘Liman Gegaj’

Ndeshja ishte e hapur sidomos në pjesën e parë ku të dy skuadrat kishin raste. Rastin e parë të mirë e kishte Hasan Hyseni që...

Reshjet e shiut bllokojnë Kukësin

Reshjet e dendura, probleme me rrugët dhe energjinë në Kukës Reshjet e dendura të shiut kanë sjellë probleme në disa rrugë të qytetit të Kukësit....

Thyhen dritaret e një shkolle në Rahovec

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se persona të panjohur kanë thyer xhamat e dritareve të shkollës fillore në fshatin Gexhe të Rahovecit,...

Totaj në Teqen e Sheh Kadriut: Më 17 tetor do të ndalet keqqeverisja e Haskukës

Kandidati i PDK-së për kryetar të Prizrenit, Shaqir Totaj, thotë se keqqeverisja duhet të ndalet në Prizren. Ai, në një takim që ka pasur Teqen...

Fluksi në pikat kufitare, pritje vetëm në Vërmicë

Pas orës 22:00, me përjashtim të Vërmicës, nuk ka kolona të automjeteve në pikat e vendkalimeve kufitare në Kosovë. Pritjet për të hyrë në Vërmicë...

49 pacientë me COVID të shtrirë në Spitalin e Prizrenit

Shërbimi Spitalor, Klinik dhe Universitar i Kosovës ka njoftuar se 49 pacientë me COVID-19 janë duke u trajtuar në Spitalin e Prizrenit, raporton PrizrenPress Njoftimi...

Abdixhiku për kandidaturën e Qunit: Prizreni këtë herë ka një zgjidhje të lehtë

Kryetari i Lidhjes Demokratike, Lumir Abdixhiku, ka zhvilluar një takim me asambleistët e LDK-së në Prizren. Abdixhiku ka shkruar për kandidatin e kësaj partie për...

Arrestohet personi i kërkuar në Prizren

Policia e Kosovës dje rreth orës 23:40 në Prizren ka arrestuar personin me inicialet B.K., pasi i njëjti ishte në listën e personave të...

Rihapet gjykimi për korrupsion ndaj ish-Drejtorit të Urbanizmit në Prizren

Gjykata Themelore në Prizren, nuk e ka shpallur sot aktgjykimin ndaj Nijazi Kryeziut, ish-Drejtor i Urbanizmit, i cili po akuzohet për keqpërdorim të detyrës...

Qeveria ndan 2 milionë euro për bursa në STEM dhe trajnime në TI

Rritja e punësimit është një ndër prioritet kryesore të qeverisë, e fitimi i aftësive të punës është kyç që të rinjtë e vendit të...

Rrahje masive në Suharekë, njëri nga të dyshurit kishte armë zjarri

Në Suharekë ka ndodhur një rrahje masive gjatë ditës së djeshme, raporton PrizrenPress Policia e Kosovës ka njoftuar se katër të dyshuar meshkuj kosovarë, për...

Vazhdon bllokimi i rrugës afër pikës kufitare në Jarinjë

Mëngjesi i së martës e ka gjetur të bllokuar rrugën në pikën kufitare në Jarinje. Forcat e Policisë së Kosovës kanë qëndruar në gatishmëri gjatë...

Në Prizren ndalohet një person, kërcënoi policët dhe inspektorët

Në Prizren është shoqëruar në polici një person, pasi kishte kërcënuar dy zyrtarë policorë e tre inspektorë të AUV-it, derisa ata po inspektonin lokalet...

Lajmet e Fundit