22.8 C
Prizren
E martë, 21 Maj, 2024

Doli nga shtypi libri “Periodiku i kohës për luftën në Vërri e Prizren 1”

periodiku libriNGA PARATHËNIA

 Me ngjarjet e mëdha (siç janë luftrat), gjithmonë merret historia, ngase ajo i mbledh dhe i evidenton ato përpara brezave. Se si dhe në çka i mbështet ajo të dhënat e veta është çështje tjetër, kurse ne do të merremi vetëm me njërin nga burimet e saj: atë të kronologjisë mediatike (të shkruar dhe elekronike) për ta paraqitur luftën çlirimtare të Kosovës të vitit 1998/99, në Rajonin e Vërrinit, ku ishte vatra e rezistencës së luftës në Prizren e rrethinë. Pra, thënë shkurt, ne do të përkufizohemi brenda një rajoni të caktuar siç është Prizreni me rrethinë, në fakt Vërrini si rajon, i cili hyri drejtpërdrejt në luftë çlirimtare kundër okupatorit serb. Kur jemi te ky përkufizim (sigurisht nisur nga tema që kemi përballë) kemi edhe gazetarinë dhe mediat e asaj kohe, që vepruan dhe prezantuan ngjarjet, që ndodhën brenda asaj kohe, e që do të ndalemi më vonë.

Krahas obligimeve dhe angazhimeve tona, duke qenë edhe dëshmitarë dhe i angazhuar drejtpërdrejt në rrethanat e kohës, si dhe duke përcjellë edhe periodikun e kohës nga ngjarjet në terren, vazhdimisht jemi angazhuar që t’i shërbejmë arkivës sonë edhe me këtë periodik. Kurrë nuk kemi llogaritur nëse do t’i mbijetonim kohës, pasi e gjithë jeta e idealistëve shqiptarë, u përbirua nëpër teh shpate. Por, kemi menduar që t’i shërbejmë brezave, që e nesërmja të ketë edhe këto burime, si dëshmi historike të një lufte dhe të një katrahure shqiptare, siç ishin ato ngjarje, që i përjetoi populli ynë, nga dora barbare e okupatorit serb gjatë vitit 1998/99.

Siç u theksua, pak e kemi menduar se do të arrijmë t’i rikthehemi kësaj arkive, së cilës duke kaluar vitet, pesha dhe vlera e saj sa vjen e i shtohet. Tanimë gjithnjë e më tepër ato mbeten dëshmi shumë e afër e atyre ngjarjeve, luftrave dhe zhvillimeve të tjera, duke na qëndruar besnike në faktografinë dhe pasqyrimin e tyre, si dhe duke na rikthyer neve dëshmitarëve të asaj kohe, përsëri në kujtesë, në mënyrë që ato t’i pasqyrojmë përpara lexuesit të gjerë, ashtu siç janë. Ndoshta, pikërisht, këtu qëndron edhe madhështia e këtyre shkrimeve, sepse për studiuesit, që do të thelloheshin në ngjarje të caktuara ato do të ishin burimi më i mirë prej nga do të nisnin shpalosjen e ngjarjeve dhe të dëshmive për këtë kohë.

Këta artikuj dhe këto shënime, pavarësisht se nuk mund të themi se mbulojnë gjithçka rreth zhvillimeve të kësaj kohe në Vërri e Prizren, ato janë një dëshmi e mirë kronologjike, brenda të cilave zbërthehen ngjarjet e kohës, qysh nga fillimet e luftës, në pranverën e vitit 1998, e deri në përfundimin e saj në qershorin e vitit 1999, periudhë brenda së cilës jemi përcaktuar edhe ne në studimin tonë.

Brenda shpalosjes origjinale të këtyre shënimeve, sigurisht se, do të ndeshim edhe ndonjë lëshim të mundshëm përkundër njohës të rrethanave të kohës dhe të zhvillimeve në terren, sepse gjendja e luftës dikton kushte të tjera dhe të tjerë faktorë, deri në verifikimin e lajmit apo ngjarjes. Megjithatë, konsiderojmë këto shkrime mbulojnë shumë mirë këto ngjarje, kurse për ne e për historinë janë dokumente të çmuara dhe me vlera të veçanta për punën studiuese. Kësi soji me ndihmën e këtyre artikujve gazetareskë, sikur hyjmë në brendinë e luftës dhe të kohës, për ta përjetuar më për së afërmi atë.

Më Shumë

Vdes një grua në Spitalin e Prizrenit, familjari i saj dyshon që s’iu dha ndihma mjekësore me kohë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Spitalin e Prizrenit, ku ka humbur jetën një grua, e cila ishte dërguar në...

Guardiola në histori – Man City kampion për të katërtin vit radhazi në Premierligë

Manchester City nën urdhrat e Pep Guardiolas e ka mbrojtur titullin në Premierligë për të katërtin vit radhazi, që është hera e parë në...

Lajmet e Fundit