13.8 C
Prizren
E premte, 26 Prill, 2024

Doli nga shtypi libri “Zanafilla e rrënjëve tona pellazgët, ilirët –shqiptarët”, i autorit Avdi Ibrahimi

Libri më i ri i shkrimtarit Avdi Ibrahimi, “Zanafilla e rrënjëve tona pellazgët, ilirët –shqiptarët”, ka dalë nga shtypi nën përkujdesjen e shtëpisë botuese “Blendi” në Prishtinë.

Autori Ibrahimi vlerëson se ky libër është njëri ndër librat më të rëndësishëm që ka botuar deri më tash.

“Konsideroj që ky libër është më i rëndësishmi nga ana ime”, shprehet ai.

“Libri është pasqyra e çdo populli të botës, prej krijimit të tij e deri në ditët e sotme. Çdo popull identifikohet përmes lashtësisë së kulturës, respektivisht librave që janë shkruar për të bëmat e tyre historike dhe mënyrën e të jetuarit si popull”.

“Ndonëse krijuesit, në këtë rast konkretisht shkrimtarët u ballafaquan nëpër kohëra të ndryshme me rezistencën e sundimtarëve, por ata nuk mundën as edhe njëherë ta mposhtin idealizmin e tyre, ata ishin dhe mbetën shpirti i epokave nëpër të cilën kaluan s’bashku me popujt e tyre nëpër shekujt e përflakur, prandaj nuk thuhet kotë se libri është ushqim për trurin e njeriut”.

“Libri gjithnjë ka pasur dhe ka rëndësi të madhe për kulturën e një populli të përparuar që na jep dituri, na inspiron, na dhuron guxim, na mëson që të jemi të kujdesshëm ndaj të tjerëve, duke lexuar libra, ne besojmë në fjalën e dhënë dhe përpiqemi që më çdo kusht ta mbajmë premtimin e dhënë”.

“Duke lexuar libra, ne mësojmë nga përvojat, që na japin dituri mbi ngjarjet e rëndësishme historike të jetës së shumë njerëzve”.

“Çdo libër që ka vlerë artistike ruan në mes të kopërtinave, pasurin më të rëndësishme të një populli, në mes të kopertonave të librit historik, ZANAFILLA E RRËNJEVE TONA PELLLAZGËT-ILIRËT-SHQIPTARËT, përmban gjëra të rëndësishme e më vlerë të karaktereve të ndryshme letrare kulturore e historike më të çmuar dhe më të shtrenjtë të një populli”, shprehet Ibrahimi.

Ndërkaq, redaktori i librit Prof.asoc.dr. Bedri Muhadri vlerëson se autori në këtë libër ka hedhur një hap të vendosur në rrugën e shkrimit shkencor.

“Nuk ka dyshim, se me këtë vepër të tij, historishkruesi Avdi Ibrahimi, ka hedhur një hap të vendosur në rrugën e shkrimit shkencor, duke i bërë vetes nder dhe historiografisë shqiptare”, shkruan Muhadri.

Libri është sponsorizuar për bartim nga Drejtoria e Kulturës në Prizren. /PrizrenPress.com/

Më Shumë

Lajmet e Fundit