Dortmundi mohon që Haaland të ketë marrëveshje me Man Cityn

Sebastian Kehl, kreu i ekipit të parë të futbollit të Borussia Dortmundit, ka mohuar raportimet se sulmuesi norvegjez, Erling Haaland, ka pranuar të largohet nga klubi i Bundesligës për në Manchester City.

Sipas disa mediave, Manchester City është afër nënshkrimit të sulmuesit 21-vjeçar për sezonin e ardhshëm, por kështu nuk mendojnë edhe drejtuesit e Dortmundit.

“Ka një klauzolë lirimi, e dini, dhe ka një afat”, ka thënë fillimisht Kehl për Sky Sports Germany, pa dhënë detaje të mëtejshme dhe duke u përgjigjur me një “jo” të fortë kur u pyet nëse ndonjë klub kishte shprehur tashmë një interes për të paguar klauzolën.

Kontrata e 21-vjeçarit, e cila zgjat deri në vitin 2024, ka një klauzolë lirimi që do ta lejonte atë të largohej këtë verë për një tarifë prej rreth 75 milionë euro.

Mediumi Sport1 vazhdon të raportojë se lojtari i ka kërkuar Dortmundit që të mos i bëjë publike raportet e tij mjekësore, ashtu si Gareth Bale te Real Madridi.

Më Shumë

Ballkani U19 shpallet kampion i Kosovës, siguron pjesëmarrjen në Evropë

Ekipi U19 i Ballkanit është shpallur kampion i Kosovës për sezonin 2025/26, duke kurorëzuar me sukses një edicion të jashtëzakonshëm në futbollin e grupmoshave Me...

Konfirmohet linja e deleve në Suharekë/ AUV-i merr masa urgjente në të gjithë vendin

Në fshatin Delloc të Suharekës është konfirmuar prezenca e sëmundjes “lija e deleve/dhive (Sheep Pox/GoatPox)”. Lajmin e ka bërë të ditur Agjencia e Ushqimit dhe...

Lajmet e Fundit