Dosja e krimeve të luftës në Malishevë, i dorëzohet IHKLK-së

Kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, pas takimeve paraprake, sot edhe zyrtarisht, i ka dhënë Institutit për Hulumtimin e Krimeve të Luftës në Kosovë, dosjen e krimeve, dëmeve, krimeve dhe të gjenocidit të ushtruar në Malishevë, gjatë viteve 1998-1999, të kryera nga ushtria, policia dhe paramilitarët e shtetit serb.

Për këtë qëllim, kryetari Begaj, sot ka pritur në një takim pune, zyrtarin e lartë të këtij institucioni, Abedin Selimaj, të cilit edhe ja ka dorëzuar dosjen që dëshmon për krimet e luftës në territorin e Komunës së Malishevës.

Në këtë dosje, përfshihen, të vrarët, të zhdukurit, masakrat, dëmet në ekonomitë familjare, dëmet në institucionet publike dhe dëmet në sektorin e biznesit.

Instituti për Hulumtimin e Krimeve të Luftës në Kosovë është institucion publik hulumtues me qëllim të mbledhjes, sistematizimit, përpunimit dhe publikimit të dhënave për krime kundër paqes, krime të luftës, krime kundër njerëzimit dhe akteve të gjenocidit të kryera në Kosovë gjatë vitit 1998, deri në qershor të vitit 1999 dhe vepron në kuadër të Ministrisë së Drejtësisë në Qeverinë e Republikës së Kosovës. /PrizrenPress.com/

Më Shumë

U zhduk nga shtëpia në Prizren, 14-vjeçarja gjendet pas disa orësh dhe kthehet te familja

Ka përfunduar me fat rasti i zhdukjes së një vajze të mitur nga Prizreni, e cila ishte larguar nga shtëpia pa dijeninë e familjes,...

Liria përkujton Përparim Thaçin: “Emri yt nuk harrohet kurrë”

Liria ka përkujtuar ish-futbollistin e klubit dhe dëshmorin e UÇK-së, Përparim Thaqi, në përvjetorin e rënies së tij heroike, me një mesazh nderimi dhe...

Lajmet e Fundit