25.3 C
Prizren
E enjte, 26 Qershor, 2025

Draft-marrëveshja e koalicionit parazgjedhor ndërmjet AAK-së dhe Nismës

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma për Kosovën ndodhet para një bashkimi forcash i cili do t’i bëjë bashkë në një koalicion parazgjedhor, ku me një listë të përbashkët zgjedhore do të presin shpalljen e zgjedhjeve.

Burime të Indeksonline thonë se të hënën (nesër), rreth orës 15-16 në selinë e Nismës për Kosovën dy liderët e partive, Ramush Haradinaj dhe Fatmir Limaj do të nënshkruajnë marrëveshjen për koalicion parazgjedhor.

Indeksonline e ka parë draftin e marrëveshjes. Sipas këtij drafti, koalicioni mbetet i hapur edhe për forcat e tjera politike, me përjashtim të partive që aktualisht janë në pushtet, PDK dhe LDK.

“Që të mbeten të hapur për kandidatura tjera nga Shoqëria Civile, apo personalitete publike”, thuhet nder tjerash në draft.

Ua sjellim një pjesë të draftit të marrëveshjes:

Duke u nisur nga bashkëpunimi i deritashëm opozitar;
Duke pasur parasysh gjendjen e krijuar në vend pas nënshkrimit të dy marrëveshjeve të dëmshme dhe degradimin e plotë të qeverisjes, rrënimin e sundimit të ligjit dhe humbjen e shpresës për zhvillim ekonomik;
Duke pasur parasysh nevojën për ndërtim të një opsioni real qeverisës, që garanton qeverisje demokratike, sundim të ligjit, zhvillim të qëndrueshëm ekonomik dhe perspektivë të palëkundur euro-atlantike për Kosovën;
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma për Kosovën lidhin marrëveshje bashkëpunimin opozitar dhe dakordohen me sa vijon:
– Që në zgjedhjet e ardhshme të shkojnë me një koalicion te përbashkët,
– Që të mbeten të hapura për koalicion parazgjedhor edhe për forcat e tjera politike, me përjashtim të partive që aktualisht janë në pushtet (PDK – LDK),
– Që të mbeten të hapur për kandidatura tjera nga Shoqëria Civile, apo personalitete publike.
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma për Kosovën, poashtu dakordohen që ta vazhdojnë kundërshtimin opozitar ndaj kapjes së shtetit dhe keqqeverisjes që ka kulmuar me dy marrëveshjet kundërkushtetuese, deri në anulimin e tyre dhe në shkarkimin e Qeverisë dhe shpalljen e zgjedhjeve të reja. /Indeksonline/

Më Shumë

Policia jep detaje për arrestimin e zyrtares në Prizren,Shpresa Osmanollaj

Policia e Kosovës ka dhënë detaje lidhur me arrestimin e zyrtares së Urbanizmit të Komunës së Prizrenit, Shpresa Osmanollaj. Kliko videon:https://www.facebook.com/PrizrenPress/videos/1746425489334258 Ajo është arrestuar nën dyshimin...

Përurohen kabinetet shkencore në shkollën “Katër Dëshmorët” në Ratkoc

Në kuadër të bashkëpunimit dhe bashkëfinancimit mes Komunës së Rahovecit, Organizatës Ndërkombëtare për Migrim (IOM) dhe Zyrës Komunale për Komunitete (ZKK), sot janë përuruar...

Lajmet e Fundit