31.5 C
Prizren
E enjte, 21 Gusht, 2025

Dragash: Arrestohen hajnat recidivistë

arrestimi 2Tre hajna recidivistë janë arrestuar nga policia në Dragash. Zëdhënësi i PK-së në Prizren, Hazir Berisha tha se arrestimi i tyre është bërë pas një vëzhgimi që policia ia ka bërë një veture të dyshuar.

“Rreth orës 05:30 minuta të mëngjesit është ndaluar një automjet nga një patrullë policore e sektorit 2 nga Dragashi e cila kishte marrë për detyrë të përcillte lëvizjet e kësaj veture për të cilën ekzistonte dyshimi i bazuar se e njëjta përdorej për kryerje te vjedhje në qytetin e Dragashit dhe rrethinë”, tha Berisha.

“Gjatë kontrollit të automjetit janë gjetur pajisje që përdoren për kryerjen e vjedhjeve si: dorëza; darë; leva dhe mall si : duhan; para te metalit etj.”

“Të tre të dyshuarit që ndodheshin në automjet janë intervistuar dhe në fund është kuptuar se të njëjtit, në bashkëveprim, nga data 28 gusht e deri me 06 tetor, kanë kryer edhe tetë vjedhje të rënda në lokacione të ndryshme të Komunës së Dragashit. Në konsultim me prokurorin e shtetit, të dyshuarit O. Muhameti dhe B. Xhemali, ndalën në masën e arrestit policor, ndërsa i treti, i mitur, është lënë i lirë dhe do të ndiqet penalisht sipas procedurës së rregullt. Provat materiale dhe shkresat e lëndës i kalojnë prokurorisë për procedura të më tejme”./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Spektakël basketbolli në Malishevë – Bero Kingdom kampion i turneut 3×3 

Për herë të parë në Malishevë u organizua turneu i basketbollit 3x3, që solli emocion dhe spektakël për qytetarët në sheshin qendror të qytetit. Hapjen...

Thethi

Don Pren Kola Në zemrën e këtyre maleve, ku shtrihet Thethi, po flitka dhe qetësia! Heshtimi po e treguaka të vërtetën se sa e madhe është atdhedashuria! Përmes gurgullimës së...

Lajmet e Fundit