15.2 C
Prizren
E shtunë, 11 Prill, 2026

Dragash/ Arrestohet i dyshuari i cili hyri në llogaritë e rrjeteve sociale të disa femrave

Një person është arrestuar në Dragash të martën rreth orës 16:00 nën dyshimin se kishte siguruar ilegalisht qasje në llogari të rrjeteve sociale të disa femrave, shkruan PrizrenPress

Sipas policisë, të dyshuarit i është konfiskuar telefoni si provë materiale, ndërsa ai është dërguar në mbajtje.

“Dragash (NN) 06.09.2022-16:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se i njëjti ka ndërhyrë në mënyrë të paautorizuar në llogaritë e rrjeteve sociale dhe ka arritur të marrë qasje në disa llogari të cilat i përkasin disa viktimave femra. Si dëshmi materiale është konfiskuar një telefon. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë./ PrizrenPress.com

Më Shumë

Vazhdojnë punimet në Tregun e Gjelbër dhe parkingun nëntokësor në Prizren

Vazhdojnë punimet në projektin e Tregut të Gjelbër dhe parkingut nëntokësor në Prizren, i cili po zhvillohet si një nga investimet kryesore infrastrukturore në...

Asfaltohet segmenti rrugor prej 160 metrash në Gjonaj

Drejtoria e Shërbimeve Publike në Komunën e Prizrenit ka filluar punimet për asfaltimin e një segmenti rrugor prej rreth 160 metrash në afërsi të...

Lajmet e Fundit