-0.2 C
Prizren
E mërkurë, 29 Mars, 2023

Dragash/ Dyshohet se shpërtheu gomat e veturës nga xhelozia, i dyshuari kërkon hudhjen e aktakuzës

Mbrojtësi i të akuzuarit për asgjësim apo dëmtim të pasurisë, Hastrit Qengaj, avokati Arlind Rifaj ka kërkuar nga Gjykata Themelore në Prizren, dega në Dragash, hudhjen e aktakuzës ndaj klientit të tij.

Në seancën e shqyrtimit të dytë, të mbajtur të enjten, avokati Rifaj ka kërkuar që aktakuza për këtë rast të hudhet poshtë si e pabazuar, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Mirëpo prokurorja e rastit, Mehreme Hoxha, ka kërkuar që të refuzohet kërkesa e avokatit Rifaj, pasi sipas saj, aktakuza është e bazuar në prova dhe fakte.

“Aktakuza është e hartuar konform dispozitave ligjore, është e bazuar në prova të cilat do t’i shqyrtojmë edhe në seancë gjyqësore, në mënyrë që në fund të procesit të vërtetohet gjendja faktike e përshkruar si në ketë aktakuzë”, ka thënë prokurorja Hoxha.

Gjyqtarja Sabaheta Kurteshi bërë të ditur se lidhur me kërkesën e avokatit do të vendosë me aktvendim të formës së shkruar.

Sipas aktakuzës së ngritur më 16 tetor 2018, nga Prokuroria Themelore në Prizren, Hastrit Qengaj akuzohet se me 29 prill 2018, rreth orës 09:00, në fshatin Brod, përkatësisht tek vendi i quajtur “solin most”, Komuna e Dragashit, me dashje asgjëson, dëmton apo e bën të papërdorshme pasurinë e të dëmtuarit, Agim Dokle.

Në aktin akuzues thuhet se vepra ka ndodhur në atë mënyrë që, për shkaqe xhelozie, lidhur me konkurrencën që i dëmtuari e bën për mbledhjen e luleve mjekësore në vendin e lartcekur, derisa ai e kishte parkuar automjetin e tij aty, i pandehuri i’a shpon dy gomat e anës së majtë të automjetit me mjet të përshtatshëm, me ç’ rast të njëjtit i shkakton dëm material.

Me këto veprime, ai dyshohet të ketë kryer veprën penale “asgjësimi apo dëmtim i pasurisë” nga neni 333, paragrafi 1 i  Kodit Penale të Kosovës ./Betimipërdrejtësi

Më Shumë

Del videoja, momenti kur ish-nxënësja hyn me automatik në shkollë dhe vret 6 persona në SHBA

Tre të rritur e tre fëmijë të moshave 8-9 vjeç u vranë gjatë të shtënave me armë në një shkollë private të krishterë në...

Shtrenjtohet rryma për 14 për qind

Rryma do të shtrenjtohet për 14 për qind. Kështu ka vendosur bordi i Zyrës së Rregullatorit për Energji, në mbledhjen e mbajtur të enjten. Tarifat e...

Një gazetar ideal

Lajmet e Fundit