Shkëmbimi i përvojave në fushën e arsimit dhe kulturës mes Prizrenit dhe komunës Nilufer nga Turqia

Nënkryetari i Komunës së Prizrenit, Eshref Memaj, së bashku me drejtoreshën e Drejtorisë Komunale të Arsimit, Xhemile Thaçi Vezgishi dhe zëvendëskryesuesin e Kuvendit Komunal, Sencar Karamuço, kanë pritur në takim një delegacion nga Bursa e Turqisë, në krye me drejtorin e Drejtorisë së atjeshme të Arsimit, Seyfettin Mayuk dhe drejtorë të shkollave të ndryshme nga ky qytet të cilët ishin të shoqëruar edhe nga drejtorët e disa shkollave të Pejës.

Tema e këtij takimi ishte mundësia e lidhjes së bashkëpunimit mes Komunës së Prizrenit dhe Komunës Nilufer, duke u bazuar në bashkënimin 10 vjeçar Pejë-Nilufer në fushën e arsimit.

Palët u dakorduan që së shpejti të fillojnë me hapa konkrete drejt bashkëpunimit dhe shkëmbimit të përvojave mes dy komunave në fushën e arsimit dhe të kulturës.

Më Shumë

Në breg të detit

Enver Sulaj Rëra djeg si flaka, si prush dashurie Mes ujit e tokës, ndjenjë përjetësie. Anijet po vijnë, ngadalë si gjithmonë Qetë-qetë si jeta, si ëndrra jonë. Po vijnë...

Bekim Fehmiu dje pati 90-vjetorin e lindjes, nipi i tij: Askush s’e kujtoi – i kemi zgjedhjet, duhet me vrapu për vota

Agon Fehmiu, nipi i aktorit legjendar shqiptar Bekim Fehmiu, ka shprehur zhgënjimin e tij për mungesën e përkujtimit institucional dhe publik në 90-vjetorin e...

Lajmet e Fundit