7.5 C
Prizren
E enjte, 6 Mars, 2025

Dragash:Dënohet me tre muaj burgim me kusht i akuzuari që pranoi fajësinë për lëndim të lehtë trupor

Gjykata Themelore në Prizren, dega në Dragash e ka dënuar me tre muaj burgim me kusht, të akuzuarin për veprën penale “lëndim i lehtë trupor”, Myzafer Sylejmani.

Mirëpo, dënimi ndaj tij, nuk do të ekzekutohet nëse i akuzuari nuk kryen vepër tjetër penale brenda një vit, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Ai është obliguar t’i paguajë edhe shpenzimet procedurale, 30 euro për kompensim të viktimave të krimit, 20 euro për paushallin gjyqësor dhe 20 euro për ekspertizën mjekoligjore.

Aktgjykimi ndaj tij, është shpallur në seancën fillestare, të mbajtur të enjten, pasi paraprakisht i akuzuari e ka pranuar fajësinë për veprën penale me të cilën ngarkohej.

Ai ka thënë se pranimin e fajësisë e ka bërë me vullnet të plotë dhe pa presion, duke shprehur keqardhje për rastin që ka ndodhur.

Pranimin e fajësisë nuk e ka kundërshtuar as prokurori Shpend Binaj, i cili i ka kërkuar që i akuzuari të dënohet sipas ligjit, derisa, sipas tij, si rrethanë lehtësuese të merret pranimi i fajësisë.

Pranimin e fajësisë nga ana e të akuzuarit e ka aprovuar më pas edhe gjykatësi i rastit, Bekri Vehapi.

Ndryshe, në bazë të aktakuzës së Prokurorisë Themelore në Prizren, e ngritur më 24 tetor 2016, Myzafer Sylejmani akuzohet se më 4 prill 2016 rreth orës 14:00, në fshatin Brodosan të Komunës së Dragashit, në bashkëveprim i shkaktojnë lëndime të lehta trupore të dëmtuarit Rijad Lutfiu.

Sipas aktakuzës, derisa i dëmtuari zbret nga autobusi me të cilin kishte udhëtuar, me qellim që t’i largojë bagëtitë nga livadhi i tij, aty paraqiten të pandehurit të cilët në bashkëveprim, e sulmojnë fizikisht të dëmtuarin duke e goditur me grushte.

Me këto veprime, sipas aktakuzës, i pandehuri i shkakton të dëmtuarit lëndime të lehta trupore, të konstatuara edhe në ekspertizën mjekoligjore.

Ai akuzohej se ka kryer veprën penale “lëndim i lehtë trupor” nga neni 188,paragrafi 3 pika 1.1 e  Kodit Penal te Kosovës.

Më Shumë

Çereku i tretë vendimtar, prishtinaset fitojnë në Prizren

Prishtina fitoi në “Sezai Surroi” të Prizrenit ndaj Junior 06 Moni Bau me rezultat 67:88 (25:22, 16:18, 6:29, 20:19) në javën e 15-të të...

Sonte është nata e madhe e çmimeve Oscar. Ja nominimet

Sonte në qendër të vëmendjes së industrisë së filmit do të jetë ceremonia magjepsëse e 97-të e ndarjes së çmimeve Oscar, ku fituesit e...

Lajmet e Fundit