16.8 C
Prizren
E premte, 22 Shtator, 2023

Dragashi ka mbetur tash 7 vjet pa ujësjellës

Komuna e Dragashit tash e 7 vite nuk ka arritur t’i fillojë punimet për ndërtimin e ujësjellësit në këtë qytet.

Shkak për këtë ishin bërë shkeljet ligjore në këtë tender, i cili mbulon 15 fshatra dhe qytezën e Dragashit, raporton KTV.

Por, zyrtarë të kësaj komune thonë se më në fund edhe ky projekt do të fillojë së realizuari, ndonëse lënda është ende në Organin Shqyrtues të Prokurimit.

Sipas nënkryetarit të Komunës së Dragashit, Selami Saiti, projekti i vazhdimit të punimeve për ndërtimin e ujësjellësit në këtë qytet, do të fillojë më së largu në fund të prillit.
Saiti thotë se sipas ekspertit të OSHP-së, ata mund të vazhdojnë punimet, ndonëse ka pasur ankesë nga një kompani.

Kompania ankuese, Puna SHPK, e cila kishte konkurruar 6 herë, por që asnjëherë nuk e kishte fituar tenderin, ka thënë se autoriteti kontraktues që është Komuna e Dragashit, ka bërë shkelje ligjore, pasi që kompania fituese nuk i ka plotësuar asnjëherë kriteret.

“Ne kemi kërkuar dhe po kërkojmë respektimin e ligjeve në fuqi dhe asgjë më tepër.

AK nuk i zbaton (i shkel) këto ligje dhe në mënyrë të jashtëligjshme shpërblen OE të papërgjegjshëm për këtë tender”, ka thënë Vahidin Halili, përfaqësues i këtyre kompanive.

Derisa komuna pritet të nisë realizimin e projektit, kompania e ka dërguar lëndën në prokurori.

Kurti: Në Bruksel u ekspozova para një skenari të dizajnuar nga Miroslav Lajçak, kishte koordinim mes tij dhe Vuçiqit

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në një konferencë për media ka thënë se në takimin e 14 shtatorit në Bruksel ka refuzuar që marrëveshja...

Muriqi për ndeshjen që u ndërpre në Rumani: Pse po përzihet politika në futboll – pse mos të jetojmë në paqe

Sulmuesi i Kombëtares së Kosovës, Vedat Muriqi, ka folur për ballafaqimin me Rumaninë pasi ndeshja u ndërpre për gati një orë pasi lojtarët kosovarë...

Lajmet e Fundit