11.8 C
Prizren
E premte, 17 Maj, 2024

Drama

Shkruan: Naser Bresa
Shkëndijat e dritës të pa kapshme
Origjinuar nga thellësi e galaksisë
Sfidojn të errëtin
I cili ikte i trazuar
Sikur të kishte parandjenjë
Ngul?imën që do shkaktohej
Apo s’do të dëshmjë në krimin e lansuar…
Rrezet e diellit ekcitojnë
Sikur zlja në shkollë
Sensibilizojnë receptorët
Ndërpresin ëndrrat
Paralajmërojnë kohën shkollore

Fëmijë të gëzuar vrapojnë
Kush prej tyre i pari t’futej në shkollë
Detyrat shtëpiake mësuesit t’i tregojnë

Për të nxënë dijen e dhënë
Për të veshur intelektin
Për të zhbllokuar anonimitetin

Për këtë pritje u kujdes
Satani në mënyren e vet
Për të ngopur shpirtrat pleq…
Se sllavjugani na mbet shterpë

Ngushllim më i mirë do të jetë
Helmimi I fëmijëve të shkretë
Do ?uditej edhe Neroni vet
T’vyshken lulet pa u pjekë

Skenari ishte përgaditur
Në shumë shkolla në të njejtën ditë
Helimi ishte i pa nxënë
Paralizonte tërë trupin
Inaktivonte cortexin
Reflektohej n’polimorfen
Gjasonte në morde

Në këto ditë të paharruara
Gjithë Kosova ishte trazuar
Shtatëmijë nxënës të helmuar

Ndihmë e parë që ju dha
Ishin lotët pa ju nda
Klithja e parë do t’ushtonte
Nënë nënë nuk po shohë
Ndihmë ndihmë ajr s’po ngopem

Përpëliten, rrokullisen, gërvishten…
Brenda lëkurës për të gjetur shpëtim

Tragjedi makabriste
Gjenezë kanibaliste
Relevante terbimcanisteve…

Më Shumë

Fitojnë Ballkani e Llapi po jo edhe Drita

Ballkani dhe Llapi kanë arritur të fitojnë në Javën e tridhjetë e katërt të Superligës, por jo edhe Drita. Ballkani ka mposhtur bindshëm Fushë Kosovën,...

“E futën 6 muaj në psikiatri”, Juli kujton ngjarjen aspak të këndshme të Zef Dedës!

Julian Deda gjatë qëndrimit të tij në “Big Brother VIP” shpesh herë ka folur dhe ka ndarë kujtime me të atin e ndjerë, aktorin...

Lajmet e Fundit