2.2 C
Prizren
E shtunë, 27 Dhjetor, 2025

Dramatike, 30-vjeçari i shpëton vdekjes në detin e Greqisë, notoi për mbi 18 orë

Thrilleri pati fund të lumtur për një 30-vjeçar nga Maqedonia e Veriut i cili arriti t’i shpëtonte vdekjes në det në Poseidi, Halkidiki të Greqisë.

Siç shkruajnë mediat greke, Ivani arriti të qëndronte gjallë duke notuar në det për mbi 18 orë, përcjell Gazeta Express.

I riu së bashku me dy miq të tij kishin shkuar për të notuar në plazhin e njohur të Mytit në Poseidi të Greqisë. Mirëpo, të tretë u përfshinë nga rrymat e forta në atë zonë.

25-vjeçari i grupit ishte me fat dhe u shpëtua menjëherë të shtunën. Ivani 30-vjeçar u pa sot në mesditë nga një anije mallrash, në jugperëndim të gadishullit Kassandra. Anëtari i tretë i grupit, një 28-vjeçar, është ende i zhdukur.

Ivani ndodhej rreth 14 deri në 15 milje detare në jug-jugperëndim të gadishullit të Kasandrës, ndërsa rryma e detit po e dërgonin drejt bregut të Pelionit.

Një mjet lundrues i rojes bregdetare e kapi 30-vjeçarin, i cili, duke pasur parasysh kushtet, dukej se ishte në gjendje të mirë. Mediat vendase kanë regjistruar momentin kur i riu ka dalë në breg, në portin e Nea Skionit.

Aty është marrë nga autoambulanca. I riu i shpëtuar është dërguar në Qendrën Shëndetësore Kasandra për ta marrë ndihmën e parë mjekësore. Ai është me shëndet të mirë dhe me humor pozitiv, por – kuptohet – shumë i stresuar dhe i tronditur.

30-vjeçari u vërejt nga helikopteri i Forcave Ajrore greke që ka marrë pjesë në hetime duke lundruar drejt brigjeve të prefekturës së Larisës dhe Pelionit.

Anija e cila kishte nisur udhëtimin nga porti i Selanikut, po lundronte në brigjet e Nea Skioni dhe ishte angazhuar nga Ministria e Transportit për nevojat e hetimeve për gjetjen e personave të zhdukur.

Ekuipazhi i anijes së mallrave e ka rrethuar 30-vjeçarin, ndërsa prej andej ai është marrë nga një patrullë e Autoritetit Portual të Malit Athos dhe është transportuar në bregdet, në portin e Nea Skionit.

Po vijojnë hetimet për gjetjen e personit të tretë që rezulton ende i zhdukur.

Tre të rinjtë shkuan për not pasditen e së shtunës, pasi njëri prej tyre kishte ditëlindjen.

25-vjeçari, i cili u shpëtua i pari, thuhet se u tha autoriteteve se dy miqtë e tij “u gëlltitën nga deti”.

Në këtë zonë të veçantë rrymat detare janë shumë të forta dhe shumica e vendasve shmangin notin atje për shkak të rrezikut të lartë. Ditën e djeshme, në fakt, situata në Pikën e Poseidonit është përkeqësuar edhe më shumë nga erërat e forta me intensitet 6 Bofort.

Më Shumë

Funksionalizohet Njësia Koronare në Spitalin e Prizrenit

Njësia Koronare në Spitalin e Përgjithshëm “Prim. Dr. Daut Mustafa” në Prizren është vënë zyrtarisht në funksion, raporton PrizrenPress. Lajmin e ka bërë të ditur...

Mëngjesi pa pritje të gjata në pikat kufitare të vendit

Pritjet në hyrje-daljet për Kosovë gjatë mëngjesit të sotëm janë regjistruar të qeta.   Sipas Qendrës Kombëtare për Menaxhimin Kufitar, pritjet deri në 10 minuta janë...

Lajmet e Fundit