Norvegjezi njëzet e dy vjeçar në prezantimin e tij të dielën tërhoqi mijëra tifozë.

Argjentinasi Aguero është golashënuesi rekordmen i Cityt, i cili u largua te Barcelona një vit më parë pasi shënoi 254 gola për klubin në një periudhë dhjetëvjeçare, dhe kur Haaland u pyet për idolin e tij, ai tha se nuk ishte vetëm një, por megjithatë e la të parin argjentinasin.

“Babai im luajti këtu për disa vjet. Është gjithmonë e veçantë kur babai yt bën diçka, dhe ti mund të bësh të njëjtat gjëra që bëri ai. Sa i takon idolit, sigurisht që babai im, por në City kam shumë fanella në shtëpi nga Aguero, kështu që sigurisht ai, pra nga City ishte ai. Aguero është një shembull i mirë për të shënuar gola”, ka thënë norvegjezi. “I dua sulmuesit sepse kam qenë gjithmonë sulmues vetë”.

Pritjet e mëdha nga tifozët Cityt për Haaland tingëllojnë të arsyeshme, pasiqë norvegjezi gjatë dy viteve e gjysmë në Dortmund shënoi tetëdhjetë e gjashtë gola në tetëdhjetë e nëntë ndeshje në të gjitha garat