Dramë e vërtetë në Dragash, këto dy parti në garë të ashpër

 

Dramë e vërtetë në Dragash, këto dy parti në garë të ashpër

Lajme

Gazeta Express

17/10/2021 20:25

Ka filluar numërimi i votave edhe për Komunën e Dragashit, ku vërehet një garë tepër e ashpër në mes të Partisë Demokratike të Kosovës me kandidat, Shaban Shabanin dhe Behxhet Xheladinin e Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Kur janë numëruar pothuajse 3 mijë vota, dallimi në mes kandidatit të PDK-së dhe LDK’së është tepër i ngusht.

Diferenca mes të parit dhe të dytit dallon në më pak se dhjetë vota.

Ndërkohë kandidatja e VV-së, Kaltrina Salihu, është dukshëm mbrapa më 500 vota.

Historikisht në këtë Komunë gara mes LDK-së dhe PDK’së ka qenë jashtëzakonisht e ashpër./Express/

 

 

Më Shumë

Në Prizren arrestohet një i kërkuar dhe i dënuar me 1 vit burg për vjedhje të rëndë

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arritur ta lokalizojë një të dyshuar për “vjedhje të rëndë” e që ishte i dënuar me 1...

Arrestohet shoferi nga Shqipëria pas vdekjes së policit në kufi

Policia e Kosovës ka dhënë detaje lidhur me vdekjen e policit Rexhep Gashit në Pikën Kufitare të Vërmicës, i cili dyshohet se është goditur...

Lajmet e Fundit