2.7 C
Prizren
E martë, 30 Dhjetor, 2025

Drecun: Thaçi i papranueshëm për Beogradin

Kryetari i Këshillit për Kosovën në Kuvendin e Serbisë, Milovan Drecun ka thënë sot se ardhja e Thaçit në Beograd është e papranueshme dhe se asnjë organizatë jo-qeveritare nuk mund të sillet aq papërgjegjshëm që prania e Thaçit ta fusë Serbinë në probleme.

Duke komentuar tërheqjen e thirrjeve të Thaçit dhe ministrave të Punëve të Jashtme, të cilët duhej të ishin pjesëmarrës në mbledhjen e 24 prillit, në organizimin e organizatës jo-qeveritare “Bordi i të Rinjve për Arsim”, Drecun ka thënë për televizionin serb RTS, se ftesa e Thaçit, është shumë problematike në aspektin politik sa i përket shtetit serb.

“Problemi është transferuar pastaj në shtetin e Serbisë, e cila kishte një pozicion të qartë mbi ardhjen e Thaçit në Beograd”, ka thënë Drecun duke shtuar se ekziston një gjykim i një gjykate vendase, e cila e dënoi me burgim për terrorizëm, dënim ky i cili është ende në fuqi.

Drecun ka thënë se ekzistonin disa probleme lidhur me ardhjen e Thaçit në Beograd dhe se pa u qartësuar roli i tij lidhur me krimet e bëra, që dyshohet nga raportuesi i këshillit evropian Dick Marty, ai nuk mund të jetë i pranueshëm për Beogradin./Gazeta KNN/

Më Shumë

Rezultatet preliminare: VV-ja merr 56 ulëse në Kuvend, LDK i humbë 5 vende, PDK një deputet më pak

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar rezultatet preliminare nga numërimi i 95 përqind të votave. Si parti e parë renditet Lëvizja Vetëvendosje, e pasuar...

Shannon Shorter i bashkohet Bashkimit

Bashkimi ka zyrtarizuar sot afrimin e lojtarit amerikan Shannon Shorter. Lojtari me përvojë të gjatë ndërkombëtare pritet të sjellë forcë, stabilitet dhe lidership në repartin...

Lajmet e Fundit