Drejtoresha e Arsimit në Prizren premton mbështetje për ALG „Loyola-Gymansium“

 

Drejtoresha e Drejtorisë së Arsimit në Prizren , Luljeta Veselaj-Gutaj, është takuar me drejtuesit e ALG „Loyola-Gymnasium“ .

Ajo nga afër është njoftuar me arritjet e këtij institucioni dhe sfidat me të cilat përballet.
Vesela-Gutaj, në fjalën e saj ka nënvizuar sukseset e larta të ALG-së dhe arritjet e deritanishme, të cilat janë ndihmesë e proceseve pozitive në fushën e arsimimit në nivel më të gjerë.

Ajo premtoi se në të ardhmen DKA në Prizren do të ketë qasje të njëjtë edhe ndaj ALG-së, për të mirën e fëmijëve dhe procesit të edukimit dhe arsimimit në përgjithësi.

Ndërkaq, drejtori ekzekutiv i ALG „Loyola-Gymansium“, Elias Koller e ka falënderuar për vizitën Veselaj-Gutajn.

Mund të jetë një imazh i 8 persona, njerëz në këmbë dhe njerëz të ulur
“ALG „Loyola-Gymnasium“ duhet ta ketë trajtimin e duhur, si një institucion me rëndësi në edukimin dhe arsimimin e gjeneratave të reja të vendit tonë”, tha ai./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Shpërthim në oborrin e një shtëpie në Prizren, policia jep detaje

Një shpërthim i dyshuar me granatë dore ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të së hënës në Prizren, duke shkaktuar dëme të...

Sot varroset i riu Albian Osmanaj

Sot do të bëhet varrimi i 27-vjeçarit Albian Osmanaj, i cili humbi jetën në ngjarjen e rëndë që tronditi fshatin Kobaj. https://prizrenpress.com/421746-2h/ Sipas njoftimit të familjes,...

Lajmet e Fundit