Drejtori i gjimnazit ”Gjon Buzuku” ndez qiri mbi dollapin e profesor Besnik Krasniqit

Drejtori i gjimnazit “Gjon Buzuku” në Prizren, Jeronim Susuri, ka ndezur qiri mbi dollapin e profesorit tashmë të ndjerë, Besnik Krasniqi.

“Nuk u rehatova pa ardhur në gjimnaz edhe në këtë orë të natës, sepse nga sot kjo vatër e dijes është më e varfër”, shkruan Susuri në Facebook.

“E humbëm një njeri model e që rrallë gjen të tillë. Profesor i denjë, koleg i dashur, prind e familjar i jashtëzakonshëm, qytetar e përfaqësues aktiv në dobi të shoqërisë”.

“Kështu ishte profesori ynë Besnik Krasniqi. Në shenjë respekti për kontributin e dhënë ndeza një qiri mbi dollapin e tij të vjetër, por me shumë histori e plot jetë”.

“Lus kolegët që në fletoren që gjendet sipër dollapit të ndjerit të shënojnë kujtimin e tyre për të dashurin tonë”.

Profesor Besnik Krasniqi humbi betejën me Covid-19./PrizrenPress.com/

Më Shumë

“Ura e Kaltër” në Prizren merr pamje të re pas rivitalizimit të qendrës historike

"Ura e Kaltër", një nga pikat më karakteristike të qytetit të Prizrenit, ka marrë një pamje të re pas ndërhyrjeve të realizuara në kuadër...

Ky është 79-vjeçari nga Prizreni që vdiq pasi iu këput lifti i improvizuar në shtëpi

Një person ka ndërruar jetë dje në Prizren. Sipas raportit të policisë viktima ishte lënduar në shtëpinë e tij dhe se rasti është nën hetime. “Është...

Lajmet e Fundit