9.3 C
Prizren
E enjte, 26 Mars, 2026

Drejtori i Policisë viziton policin që u therr me thikë në Suharekë

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Samedin Mehmeti, ka vizituar sot zyrtarin policor i cili u sulmua me thikë nga një i dyshuar gjatë kohës sa ishte në detyrë.

Sipas njoftimit të policisë, Mehmeti së bashku me Drejtorin e Departamentit për Operacione, Gazmend Hoxha, kanë vizituar stacionin policor në Komunën e Suharekës, ku janë pritur nga Drejtori rajonal i Prizrenit, kolonel Faton Alija.

Gjatë takimit është diskutuar për angazhimet policore në ruajtjen e rendit dhe sigurisë, rezultatet e deritanishme si dhe objektivat dhe planifikimet për vitin 2022.

Pas vizitës në stacionin policor, Mehmeti dhe Hoxha kanë vizituar zyrtarin policor i cili ditë më parë u sulmua dhe mori lëndime trupore nga një i dyshuar, gjatë intervenimit në një rast të dhunës në familje në Suharekë.

Personi i dyshuar për sulmin ndaj policit tashmë është arrestuar, ndërsa vlerësohet si recidivist i dhunës në familje por edhe veprave të tjera penale.

 

Më Shumë

Vdekjet në vendin e punës, ndërtimtaria mbetet sektori më i rrezikshëm

Nëntëmbëdhjetë punëtorë kanë vdekur në vendin e punës gjatë vitit të kaluar, 11 prej të cilëve në sektorin e ndërtimtarisë, ndërsa gjatë tetë viteve...

Përkujtohet 27-vjetori i Betejës së Landovicës

Me rastin e 27-vjetorit të Beteja e Landovicës, një prej ngjarjeve më të rëndësishme të luftës së Ushtria Çlirimtare e Kosovës, sot u zhvilluan...

Lajmet e Fundit