Drejtori i Spitalit të Prizrenit: Jam i lehtësuar

Drejtori i Spitalit të Prizrenit, Afrim Avdaj, shprehet i kënaqur që testet e 12 punëtorëve shëndetësorë të këtij institucioni, për COVID 19, kanë dalë negativ.

“Gjendja në Spitalin e Prizrenit është stabile. Jemi duke punuar me të gjitha kapacitetet”, tha Avdaj për TV Prizrenin.

Ai tha se ndjehet i lehtësuar, pasi testet e punëtorëve shëndetësor, kanë dalë negativ.

“I ftoj punëtorët shëndetësor që të kenë kujdes jo vetëm gjatë kontakteve me pacient, por edhe pas punës, sepse përgjegjësie e mjekut nuk është vetëm e tij. Ne duhet të ruajmë vetën që t’iu ndihmojmë të tjerëve”, shprehet ai.

Dymbëdhjetë punëtorëve shëndetësorë të Spitalit të Prizrenit, u është bërë testi i diagnostikimit për COVID 19 .

Rezultatet e tyre kanë dalë negativ, përjashtuar të një punëtori ndihmës, i cili ka dalë pozitiv.

Drejtori i Qendrës Rajonale të Shëndetësisë Publike në Prizren, Fadil Kryeziu, tha se testet e punëtorëve shëndetësor të spitalit janë bërë pardje.

“Ky është një lajm i mirë për shëndetësinë e Prizrenit”, tha Kryeziu për “PrizrenPress”.

Sipas tij, këto rezultate tregojnë se mjekët e Spitalit të Prizrenit, janë treguar të kujdesshëm në ruajtjen e shëndetit të pacientëve, por edhe të tyre./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Haxhiu: Masakra e Korishës, një nga ngjarjet më të rënda të luftës në Kosovë

Ushtruesja e Detyrës së Presidentes së Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka bërë homazhe sot në Korishë të Prizrenit. Ajo, ka thënë se sot përkulemi...

Totaj tallet keq me Bahtirin, publikon një video të sikletshme të kandidat të VV-së: Kaqorri apo Çakorri?

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, është tallur me kandidatin e VV-së për deputet, Agim Bahtrti. I pari i Prizrenit ka shpërndarë një video...

Lajmet e Fundit