6.8 C
Prizren
E premte, 26 Prill, 2024

Sot, janë testuar 14 persona nga Prizreni

14 persona nga Prizreni janë testuar sot për të parë nëse janë infektuar me COVID-19. Deri tani në këtë komunë janë konfirmuar 27 raste. Për gjendjen e të infektuarve ka folur Drejtori për Shëndetësi, Visar Shehu.

Në një prononcim për Gazetën Express, Shehu ka thënë se gjendja e të infektuarve është e mirë, me përjashtim të një prej të infektuarve i cili po trajtohet në Klinikën Infektive që vepron në kuadër të Qendrës Klinike dhe Universitare të Kosovës.

Ai ka treguar se sot mostrat u janë marrë 14 qytetarëve, të cilët kanë qenë në kontakt me të infektuarit.

“Sot janë testu 14 raste nga Prizreni dhe në mbrëmje pritet me dal rezultatet. Raste të konfirmuara në Prizren janë 27, dy prej tyre janë shëru, sepse edhe një mbrëmë në testime ka dal negative që i bie që është shëruar dhe një viktimë, pra 24 raste aktive janë. Dy prej të infektuarve janë të hospitalizuar në Klinikën Infektive të QKUK dhe njërit i është përkeqësuar gjendja, meqenëse ka edhe probleme të tjera shëndetësore, derisa gjendja e të infektuarve të tjerë është e mirë”, ka thënë Shehu për Express.

Më Shumë

Ushtron dhunë ndaj bashkëjetueses, arrestohet i dyshuari në Rahovec

Në Rahovec të martën është arrestuar një person i dyshuar pasi raportohet se ka ushtruar dhunë psikike dhe fizike ndaj viktimës femër kosovare me...

Vdes një grua në Rahovec, u rrëzua nga një lartësi 1.5 metra

Një grua nga Rahoveci është dërguar pa shenja jete dje në emergjencë. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar, ndërkohë sipas familjarëve viktima është...

Lajmet e Fundit