3.2 C
Prizren
E shtunë, 21 Mars, 2026

Drejtori komunal i Prizrenit shmang gjendjen e konfliktit të interesit

Agjencia Kundër Korrupsionit ka mbyllur rastin për konflikt interesi ndaj drejtorit të Shërbimeve Publike në Komunën e Prizrenit, Sulltan Badallaj, që njëherësh është kryesues i Bordit në kompaninë rajonale për mbeturina “Ekoregjioni”. Kjo agjenci ka konstatuar se Badallaj ka shmangur gjendjen e konfliktit të interesit në të cilin ndodhej si drejtor i Bordit në një biznes privat.

“Mbyllet rasti për z. Sulltan Badallajt, kryesues i Bordit në ndërmarrjen publike KRM “Ekoregjioni Jugor” për shkak se zyrtari i lartë publik e ka shmangur gjendjen e konfliktit të interesit në ushtrimin e funksionit publik”, shkruan në vendimin e nënshkruar nga drejtori i AKK-së, Shaip Havolli, shkruan sot “Koha Ditore”. Në vendim, gjithashtu, theksohet se rasti mund të rihapet në çdo kohë kur mund të paraqiten rrethana të reja.

Në arsyetimin e këtij vendimi sqarohet se rasti ndaj Badallajt është hapur nën dyshimin e bazuar për konflikt interesi në ushtrimin e funksionit publik, pasi që ai ka qenë kryesues i Bordit në “Ekoregjion” dhe njëkohësisht drejtor i Bordit në biznesin privat “Prizren Shped”.

AKK-ja ka shpjeguar se nga Badallaj është kërkuar që të heqë dorë nga ushtrimi i funksionit drejtor i Bordit në biznes privat, për të shmangur gjendjen e konfliktit të interesit.

“Zyrtari i lartë, është deklaruar se brenda afatit ligjor do të ndërmarrë veprimet e nevojshme me qëllim të shmangies së konfliktit të interesit. Ndërkohë AKK-ja ka pranuar një shkresë të lëshuar nga Agjencia për Regjistrimin e Bizneseve në Kosovë, me të cilën dëshmohet se zyrtari i lartë është larguar nga funksioni i drejtorit të Bordit në biznesin privat”, shkruan në vendimin për mbylljen e rastit..

Më Shumë

Arrestohen dy persona në Prizren, policia u gjen 6.70 gramë marihuanë

Dy persona kanë rënë në prangat e policisë në Prizren pasi që gjatë kontrollit tek të njëjtit janë gjetur dhe sekuestruar një sasi e...

Kapet me drogë në Morinë 33-vjeçari nga Prizreni

Policia e Shtetit ka njoftuar se në Pikën Kufitare të Morinës është arrestuar një shtetas nga Prizren, i dyshuar për tentativë të trafikimit të...

Lajmet e Fundit