12.5 C
Prizren
E shtunë, 14 Shkurt, 2026

Drejtoria e Arsimit në Prizren mohon akuzat e opozitës për punësim pa konkurs

 

Drejtoria e Arsimit në Prizren ka mohuar se mësimdhënësja A.C. është punësuar pa konkurs në shkollën “Emin Duraku”.

“Duke pasur parasysh keqinformimet e shumta lidhur me këtë temë, njoftohet opinioni publik se personi në fjalë ka filluar të ketë marrëdhënie pune si mësimdhënëse klasore që nga data 15.01.2018 me anë të konkursit publik.”, thuhet në sqarimin e DKA-së.

“ E njëjta ka punuar në ShFMU “Besim Ndreca” në Lutogllavë, ka qenë në listën e pagave të Drejtorisë Komunale të Arsimit dhe tani është angazhuar përkohësisht në shkollën “Emin Duraku”, në mënyrë që nxënësit të mos humbin procesin mësimor”.
“I tërë ky proces është ligjor dhe nuk ka të bëjë me angazhimin e mësimdhënësve pa konkurs publik”, përfundon reagimi.

Përfaqësues të degëve të PDK-së dhe të AAK-së në Prizren, të enjten, kanë akuzuar Drejtorinë e Arsimit në Komunën e Prizrenit se pa konkurs ka dërguar në marrëdhënie pune një mësimdhënëse në shkollën “Emin Duraku”./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Kastrati emëron kabinetin e ri qeverisës në Malishevë

Kryetari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, ka bërë të ditur emërimin e kabinetit të ri qeverisës komunal për mandatin e ri katërvjeçar. Përmes një...

Tërmet me magnitudë 4.8 godet Kosovën

Një tërmet me magnitudë 4.8 ballë të shkallës Rihter është regjistruar sonte në Kosovë, me epiqendër në zonën e Shtërpcës. Sipas të dhënave sizmologjike, lëkundja...

Derbi në Prizren

Lajmet e Fundit