Drita Millaku e VV’së shpalli kandidaturën për kryetare të Prizrenit: Ja çka thotë Haskuka

Kryetari i Prizrenit, Mytaher Haskuka, ka folur për shpalljen e kandidaturës e kolegës nga partia, Drita Millakut për kryetare të kësaj komune në zgjedhjet komunale.

Haskuka në një prononcim për Periskopin u shpreh se ‘ka punë tjera’ duke mos dashur ta komentojë më gjerësisht.

“Kam punë tjera dhe s’kam çka me komentu. Po mendoj çdo njeri mundet me kandidu.”, ka thënë ai për Periskopin.

Ndërkohë, Drita Millaku që aktualisht është deputet e VV’së, përmes një shkrimi në llogarinë e saj në Facebook, ka shpallur kandidaturën e saj për kryetar të Prizrenit.

“Në prag të zgjedhjeve lokale të vjeshtës para organeve të Lëvizjes dhe para aktivistëve dua të paraqes kandidaturën time për kryetare të komunës së Prizrenit”, ka shkruar Millaku.

Lëvizja Vetëvendosje ende nuk ka dalë me një vendim ku qartëson kush do të jetë kandidati i tyre për ta rifituar komunën që aktualisht po e qeverisin./Periskopi/

Më Shumë

Karnevalet Golden Eagle nisin në Suharekë

Sot nis edicioni i ri i Karnevaleve Golden Eagle në Suharekë, një nga ngjarjet më të mëdha festive që mbledh çdo vit mijëra vizitorë...

Haradinaj: Nëse opozita më propozon, do ta shqyrtoja kandidaturën për President

Ramush Haradinaj nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës tha se do ta shqyrtonte mundësinë e kandidimit për President të vendit nëse kjo mundësi do...

Lajmet e Fundit