13 C
Prizren
E enjte, 9 Prill, 2026

Driton Selmanaj: LDK-ja po punon që ta fitojë Prizrenin pa balotazh

Në një konferencë me gazetarë, shefi i Shtabit zgjedhor të LDK-së në Prizren Driton Selmanaj, ka shprehur bindjen se LDK do ta fitojë Prizrenin sepse siç u shpreh ai LDK e ka kandidatin më të përgatitur dhe programin më të mirë.

“Jemi maksimalisht të përkushtuar që ta fitojmë Prizrenin dhe te ia kthejmë prizrenasve” tha Selmanaj.

Selmanaj tha se” ky qytet nuk e ka merituar shkatërrimin e përgjithshëm që deri sot i ka ndodhur nga kultura keq qeverisëse e PDK-së, e cila tha ai, ka e shndërruar Prizrenin në çerdhen e krimit të organizuar. E ka rrënuar ekonominë e ka shndërruar Prizrenin në vend të haraçit e deri vrasjet në rrugët e qytetit.”,transmeton gazetaere.

“Ky pushtet do të mbahet në kujtesën e prizrenasve për qeverisjen që udhëhiqet nga një kryetar i dënuar dhe drejtorëve që kryesisht kanë bredhur në bankat e akuzës nëpër gjykata” u shpreh Selmani.

“Ne mendojmë, se e ardhmja e Prizrenit është në udhëkryq dhe është momenti kur vendoset kah po merr drejtim e ardhmja e Prizrenit”.

E ardhmja më e mirë sipas Selmanajt është LDK-ja sepse e ka kandidatin më të mirë për Prizrenin. “Hatim Baxahku është kandidati më i mirë për Prizrenin. intelektualisht mirë i përgatitur kombëtarisht i pastër dhe me integritet njerëzor të fuqishëm. “Kjo është garancia se do të ia kthejmë Prizrenin LDK-së “

LDK-ja sipas Selmanajt do të merret me qytetin dhe qytetarin dhe nuk ka kohë të merret as me zgjedhjet në Gjermani, as me Kurdistanin e Izraelin, ndërsa siç tha ai pronto politika dhe ajo e gazit lotsjellës dhe molotovit për LDK-në janë të papranueshme.

Më Shumë

Malisheva kujton dëshmorët Jahir Mazreku, Hysen e Maliq Sopaj dhe Shaqir Paçarizi

Në 27-vjetorin e rënies, në Malishevë janë përkujtuar dëshmorët e kombit Jahir Mazreku, Hysen dhe Maliq Sopaj, si dhe Shaqir Paçarizi, të cilët dhanë...

Bamforth i jashtëzakonshëm, shpallet MVP

Java e 27-të në ProCredit Superligë përveç që solli super përballje, kishte edhe super paraqitje të basketbollistëve. Basketbollistin me indeksin më të lartë në këtë...

Lajmet e Fundit