Hatim Baxhaku numëron dështimet e udhëheqjes së PDK-së në Prizren

Kandidati për kryetar të Prizrenit i LDK-së Hatim Baxhaku,  numëroi dështimet e udhëheqjes së PDK-së:: mos mbajtjen e premtimit për ujin sidomos në qytetin e Prizrenit por edhe ne fshatra, stadiumin olimpik që ishte vetëm për qëllime elektorale, rregullimi i Lumbardhit.

Keq menaxhimin e projekteve duke përmendur sheshin e Lidhjes dhe sheshin Shatërvan ku janë degraduar kubëzat dhe projekte të tjera të premtuara e të cilat nuk janë realizuar, ndër të cilat veçoi degradimin e qendrës historike të Prizrenit.

Baxhaku tha se problemet që i përmendi janë bazike dhe e ka projektin për zgjidhjen e tyre ndërsa shtoi se prioritet do t’i jep fuqizimit të biznesit, krijimit të kushteve për bizneset.

Ai tha se porgramin e tij për të gjitha fushat, një nga një do ta shpalos në ditët e ardhshme/gazetaere/

Më Shumë

Totaj priti delegacionin e Iowa Soccer Association nga SHBA-ja

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka pritur sot një delegacion të Iowa Soccer Association nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, i cili...

Kryeprokurori i Prizrenit priti në takim pune përfaqësues të Ambasadës Britanike

Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prizren,Petrit Kryeziu, priti sot në takim përfaqësues nga Ambasada Britanike, Alan Edwards, mentor për Ekipet e Përbashkëta Hetimore (JIT),...

Lajmet e Fundit