10.8 C
Prizren
E premte, 19 Prill, 2024

Duda Balje thotë se kjo është arsyeja pse familja e saj u shpërngul në Kosovë

Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga grupi multientik, Duda Balje, ka qenë e ftuar së fundmi në emisionin “N’Konak”, në RTV Dukagjini.

Mes të tjerash, Balje ka folur edhe për fëmijërinë e saj të kaluar në Novi Sad të Vojvodinës, duke e përshkruar si një fëmijëri të lumtur krahas dy prindërve që kishin punuar shumë për ta rritur dhe edukuar atë.

Por në një moment, Balje kujtoi se si pak para se të regjistrohej në shkollë të mesme, babai i saj në mënyrë bilaterale kishte vendosur që familja të kthehej në vendin e tyre të origjinës, Prizren.

Foto: Duda Balje/Instagram

Duda tha se në atë kohë nuk e kishte kuptuar se pse i ati e kishte marrë këtë vendim, por më vonë kishte mësuar se arsyeja ka qenë për ta mbajtur sa më të sigurte atë.

“Në fakt ka pasur një komshi serb, i cili i thoshte babait tim: ‘Jasmin ke një vajzë shumë të bukur’ dhe disa herë e ka thënë. Dhe babai ka menduar se për mua nuk është mirë që të rritem atje dhe kjo është arsyeja pse kemi ardhur në Kosovë”, deklaroi deputetja boshnjake.

Me këtë ajo bëri të ditur se prindërit e saj nuk donin që ajo të “peshkohej” nga serbët, por të bëhej një nuse e komunitetit të cilit i përkasin – pra atij boshnjak ose shqiptar.

Duda më pas sqaroi se kthimi i saj në Prizren ishte gjëja më e bukur që mund t’i ndodhte, pasi ajo në shkollë të mesme njohu bashkëshortin e saj me të cilin u martua kur ishte minorene, por vazhdon të jetë me të sot e kësaj dite. /Telegrafi/

Më Shumë

Ish-gazetari Ramadan Baraliu aderon në Vetëvendosje

Ish-gazetari dhe politikologu, MSc. Ramadan Baraliut ka aderuar sot në Lëvizjen Vetëvendosje. Ai ëshvë mirëpritur nga kryetari i Qendrës së LVV-së në Prizren, Artan Abrashi...

Totaj takohet me Presidentin e Këshillit të Ambasadorëve Amerikanë, Timothy Chorba

Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj ka takuar Presidentin e Këshillit të Ambasadorëve Amerikanë, Timothy Chorba, në një drekë solemne në Army & Navy Club...

Lajmet e Fundit