Duda Balje thotë se më shumë ofendohet nga gratë se nga burrat

Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Duda Balje, në prag të shënimit të 8 Marsit, Ditës Ndërkombëtare të Gruas, ka thënë se më shpesh është ofenduar nga gratë për mënyrën se si ajo bën paraqitjet.

Balje është shprehur në ‘Edicionin Special’ se kjo për të ka qenë më e vështirë sesa kur është ofenduar nga burrat, përcjell Klankosova.tv.

”Unë në karrierë kam përjetuar një kohë më të vështirë, por dua të nënvizoj se gjithmonë kam pasur komente ofenduese nga ana e femrave se nga ana e meshkujve”.

”Dhe këtu në shumë pika pajtohem me kryeministrin se ne duhet t’i ndihmojmë njëra-tjetrës. Jemi duke folur për këtë ne, por nuk po e bëjmë këtë”.

Më Shumë

U deklaruan si qirinj por ishin fishekzjarre, dogana zbulon shmangie tatimore prej 2500 euro në Prizren

Dogana e Kosovës ka zbuluar një rast të deklarimit të pasaktë të mallrave gjatë kontrollit doganor në Prizren.   Gjatë ekzaminimit të një dërgese të importuar,...

Sekuestrohen rreth 8 kg ari dhe argjend në Prizren, në vlerë mbi 460 mijë euro

Prokuroria Themelore në Prizren, në koordinim me Njësinë Rajonale për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit në Prizren, si dhe në bashkëpunim me Doganën...

Lajmet e Fundit