1.9 C
Prizren
E diel, 29 Dhjetor, 2024

Dukja e Burdushit në seancën për konfirmimin e sekuestrimit të pasurisë së tij multimilionëshe

Mjeku popullor, Hysri Peqani, i njohur në publik me emrin ‘Burdushi’ është sjellë sot në Gjykatën Themelore të Prizrenit në seancën gjyqësore për shqyrtimin e konfirmimit të ndalimit të përkohshëm (sekuestrimin) të pasurisë.

“Sot nuk jemi të gatshëm për gjykim, asnjë nga 3 avokatët e mi nuk do të vijnë në shqyrtim, sepse më thanë që janë në bojkot”, këshut ka deklaruar në fillim të seancës Hysri Peqani.

Ai në Gjykatë është paraqitur duke mbajtur në kokë një kapele të bardhë.4

Siç raporton gazetari i KALLXO.com, seanca nuk është mbajtur, pasi që avokatët e Burdushit nuk janë paraqitur në seancë për shkak të bojkotit nga ana e avokatëve.

Ndryshe sot pritej të mbahej seanca gjyqësore për shqyrtimin e konfirmimit të ndalimit të përkohshëm( sekuestrimin) të pasurisë së mjekut popullor, Hysri Peqani i njohur si “Burdushi”.

KALLXO.com raportoi gjatë ditës së djeshme se seanca do të mbahej në bazë të kërkesës së Prokurorisë Themelore në Prizren për lëshim të urdhrit për ndalim afatgjatë për pasurinë e konfiskuar nga “Burdushi”.

KALLXO.com gjatë ditës së djeshme shkroi në lidhje me intervistimet e dëshmitarëve në rastin e mjekut popullor të njohur si “Burdushi”.

Prokuroria Themelore në Prizren, po vazhdon të intervistojë dëshmitarë në cilësinë e të dëmtuarve në rastin e mjekut popullor, Hysri Peqani i njohur si “Burdushi”.

Prokurori përgjegjës për media, Petrit Kryeziu, ka thënë për KALLXO.com se në prokurori po paraqiten dëshmitarë të tjerë të cilët e ndjejnë vetën të dëmtuar në lidhje me rastin e “Burdushit”.

“Ne kemi pasur në këtë rast të dëmtuar që nga fillimi i procedurës, mirëpo në ndërkohë gjatë hetimeve janë paraqitur dhe po vazhdojnë të paraqiten edhe qytetarë të tjerë të cilët e ndjejnë veten të dëmtuar, në mënyrë që të njëjtit të mund të realizojnë kompensim të dëmit në fund të kësaj procedure penale”, tha Kryeziu për KALLXO.com.

Hysri Peqani, i njohur si “Burdushi” është arrestuar në nëntor të vitit të kaluar.

Policia e Kosovës nën udhëheqjen e Prokurorisë Themelore në Prizren kishte bastisur shtëpinë e “Burdushit” nën arsyetimin për shmangie nga tatimi dhe mashtrim.

Në po të njëjtin muaj, ndaj “Burdushit” u ngrit aktakuzë.

“Burdushi” akuzohet se nga data 20.06.2014 deri me 12.08.2014 në Prizren, duke i fshehur faktet dhe me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të dobisë pasurore për vete apo për personin tjetër, ose për t`i shkaktuar dëm material personit tjetër, e mashtron apo vazhdon lajthimin e të dëmtuarit.

Në seancën e 22 nëntorit të vitit të kaluar Hysri Peqani, mjeku popullor i njohur si ‘Burdushi’ është dënuar nga Gjykata Themelore e Prizrenit me 1 vjet burgim dhe 5 mijë euro gjobë, për veprën penale mashtrim.

Në po të njëjtin vendim ‘Burdushit’ Gjykata ia ka ndaluar ushtrimin e ‘profesionit’ për tri vite.

Që nga muaji nëntor i vitit të kaluar, mjeku popullor i njohur si “Burdushi” gjendet në masën e paraburgimit.

Më Shumë

“Ekoregjioni” bën thirrje për kujdes ndaj mjedisit dhe pastërtisë në hapësirat publike gjatë festave të fundvitit

Kryeshefi Ekzekutiv i Kompanisë Rajonale të Mbeturinave “Ekoregjioni”, Burim Shala ka bërë thirrje për kujdes ndaj mjedisit dhe pastërtisë në hapësirat publike gjatë festave...

Kurti dhe Çeku vizitojnë Lirinë e Prizrenit, paralajmërojnë rinovimin e stadiumit me 13 milionë euro

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, vizituan sot klubin e futbollit FC Liria në Prizren, një...

Lajmet e Fundit