Dumoshi: Majlinda Kelmendi, heroina e gjallë e Kosovës

Në qytetin e Pejës, në vendlindjen e saj, është bërë përurimi i shtatores së kampiones olimpike në xhudo, Majlinda Kelmendi, e cila është mbështetur e realizuar nga Federata Ndërkombëtare e Xhudos.

Në ceremoni të organizuar enkas për këtë ngjarje morën pjesë personalitete të shumta të jetës sportive e politike të vendit, ndër ta edhe kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani, ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi, kryetari i Komitetit Olimpik të Kosovës, Besim Hasani dhe kryetari i Federatës Ndërkombëtare të Xhudos, Marius Vizer, i cili ka ardhur për të përuruar shtatoren e xhudistes Majlinda Kelmendi.

Majlinda Kelmendi, heroina e gjallë e Kosovës

Në fjalën e saj, ministrja Dumoshi, ka thënë se me punën e tyre, Majlinda Kelmendi e Driton Kuka na kanë bërë krenarë të gjithëve, dhe uroi xhudisten Kelmendi për shtatoren e saj, duke e vlerësuar si heroinë të gjallë.

“Ne si Ministri e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, në bashkëpunim me Komunën e Pejës, shumë shpejtë do të fillojmë ndërtimin e Qendrës Nacionale të Xhudos, duke marrë premtime për përkrahje edhe nga Federata Ndërkombëtare e Xhudos, me ç’rast edhe e falënderoj kryetarin Vizer për këtë gjë. Po ashtu, të gjithë xhudistëve e xhudisteve që do të marrin pjesë në Lojërat Olimpike u dëshiroj sukses dhe uroj që të gjithë të kthehen me medalje nga Tokyo”, ka thënë Dumoshi, duke konsideruar se suksesi në xhudo nuk është i rastësishëm, por për shkak të shpirtit luftarak.

Majlinda Kelmendi, heroina e gjallë e Kosovës

Ndërsa kryetarja Osmani, ka deklaruar: “pavarësisht sfidave dhe problemeve që mund të hasin na kanë dëshmuar se mund të rrezohemi, edhe si popull dhe të ringritemi edhe 1 mijë herë nëse është nevoja. Ngrite vendin aty ku ne si politikan nuk mundëm kurrë. Rinia ka qenë shumë hapa para nesh. Ka ardhur koha që edhe institucionet të vijnë në hapin tënd e ta bëjnë krenar vendin”.

Kryetari i Federatës Ndërkombëtare të Xhudos, Marius Vizer, ka thënë se Majlinda është mënyra më e mirë e inspirim për sportin, prandaj sipas tij, duhet të gjithë në Kosovë të janë krenarë.

Më Shumë

Nisin manifestimet për Ditën e Çlirimit dhe Dëshmorëve në Malishevë

Në Komunën e Malishevë kanë nisur aktivitetet për shënimin e 16 Qershorit – Ditës së Çlirimit dhe Ditës së Dëshmorëve, me një program të...

KGJK dhe Gjykata e Prizrenit thellojnë bashkëpunimin për rritjen e efikasitetit dhe transparencës

Kryesuesi i Këshillit Gjyqësor të Kosovës (KGJK), Rrustem Thaqi, ka pritur në takim kryetaren e Gjykatës Themelore në Prizren, Shpresa Emra, ku u diskutua...

Lajmet e Fundit