6.1 C
Prizren
E martë, 31 Mars, 2026

“Durimi është çelësi” – më në fund indonezianët e pranuan Ceki Hotin nga Prizrenin për dhëndër

Ceki Hoti, i riu nga Prizreni që mori vëmendjen pas aventurës së tij 15-mujore me biçikletë deri në Indonezi, ka njoftuar se është fejuar me të dashurën e tij indoneziane.

Ai kishte nisur rrugëtimin me një qëllim të madh – t’i propozon­te për martesë të dashurës së tij, me të cilën kishte ndarë një lidhje të veçantë në distancë.

Gjatë rrugës, Ceki përballoi vështirësi të shumta, kushte ekstreme dhe sfida fizike e emocionale, por dashuria e mbante të fortë.

Megjithatë, përfundimi nuk ishte ai që kishte shpresuar.

Siç tregoi vetë ai, vajza e kishte pranuar propozimin, dhe edhe familja e saj fillimisht e kishte mirëpritur, por më pas kushtet dhe rrethanat familjare e bënë të pamundur bashkimin e tyre.

Megjithatë, siç ka shkruar Ceki në fotografi, “durimi është çelësi”.

Më Shumë

Sonte derbi në Prizren: Bashkimi synon vazhdimësinë ndaj Yllit

Sonte në Prizren zhvillohet derbi i javës së 26-të në elitën e basketbollit kosovar, ku Bashkimi pret në shtëpi Golden Eagle Ylli, në një përballje...

Ylli i bashkohet Pejës në finale

Golden Eagle Ylli është finalisti i dytë i Ligës Unike. Therandasit në gjysmëfinale fituan ndaj Besëlidhjes me rezultat 63:76. Të enjten do të zhvillohet ndeshja për...

Lajmet e Fundit