14.2 C
Prizren
E diel, 10 Maj, 2026

Dy aksidente në Prizren, dy persona bëhen për spital

Dy aksidente trafiku kanë ndodhur të mërkurën në Prizren, ku si pasojë e tyre dy persona kanë pësuar lëndime trupore, shkruan PrizrenPress.

Në rastin e parë i dyshuari përderisa ishte duke drejtuar kamionin me targa lokale, humb kontrollin mbi kamionin dhe del jashtë rruge.

Si pasojë i dyshuari pëson lëndime trupore dhe i njëjti është dërguar për tretman mjekësor në Spitalin e Prizrenit.

Edhe në rastin e dytë një person përderisa ishte duke drejtuar veturën me targa lokale, humb kontrollin mbi veturën dhe shkakton aksident trafiku.

Si pasojë i dyshuari pëson lëndime trupore dhe i njëjti është dërguar për tretman mjekësor në Spitalin e Prizrenit, bën të ditur Policia e Kosovës në raportin 24 orësh. /PrizrenPress.com/

Më Shumë

Nasheci drejt shndërrimit në pikë të rëndësishme turistike

Drejtori i Turizmit dhe Zhvillimit Ekonomik në Prizren, Adem Morina, ka inspektuar nga afër ecurinë e punimeve në projektin “Ndërtimi i infrastrukturës, rrugëve dhe...

Policia në Prizren paralajmëron: Mesazhe të rreme po synojnë të dhënat bankare të qytetarëve

Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren ka paralajmëruar qytetarët për një dukuri shqetësuese që po shfaqet në këtë rajon, e cila paraqet rrezik të...

Lajmet e Fundit